• |
ide | kryesore

Shtesat e kateve, marrëzia e fundit me reformën në drejtësi  

-Instant, 1, Ide
andi bushati



Nëse Edi Rama është një burrë i gjatë që e përdor shtatlartësinë e tij si alibi se ai, as nuk gënjen, as nuk vjedh, rrokaqiejt e regjimit të tij, janë prova më ulëritëse për të kundërtën. Këtë e tregon më së miri vendimi i fundit i qeverisë për legalizimin e pallateve dhe shtesave të ngritura pa leje. Kjo fushatë, e shoqëruar me auto- videot qesharake të Ballukut dhe Çuçit, me hedhjen në treg të emrave të një apo dy ndërtuesve, me aksionet e ububushme të IKMT, ngjan si dy pika uji, me një tjetër tallje: kryqëzatën “Fundi i marrëzisë” kundër lojrave të fatit. 

Lajthitja e çuditshme e Belinda Ballukut (VIDEO)

Edhe ateherë u bë një zhurmë e madhe për ndalimin e kumarit, policia e Saimir Tahirit i rrethoi pikat e llotove me shiritat e skenave të krimit dhe e gjitha përfundoi me propozimin e një projektligji, që u shty disa herë, për ndalimin e bixhozit. 

Po ta shohim nga sot, kur bastet janë rihapur dhe qendra e kryeqytetit është mbushur me kazinotë e hoteleve me pesë yje që nuk janë ngritur ende, e kuptojmë më lehtë se e gjitha shërbeu për të eleminuar disa konkurentë në treg dhe për ta përqëndruar këtë biznes, sa fitimprurës po edhe aq shkatërrimtar, vetëm në pak duar.

Në këtë pikë, fundi i kateve shtesë, është identik në formë me “Fundin e marrëzisë”. Por meqënëse pushteti personal vjen gjithnjë në degradim, të dy aksionet ndryshojnë në përmbajtje. Sepse nëse me lojën kundër basteve Edi Rama u tregua i pamoralshëm dhe mashtrues ndaj publikut, ai qëndroi brenda kuadrit ligjor. Ndërsa në rastin e tanishëm ai po e shkel atë me të dyja këmbët.

Dhe kjo për dy arsye. E para se aksioni është selektiv dhe tjetra se ai tenton të shpëtojë me vendim qeverie ata që për ndërtime pa leje duhet të ishin subjekte të Kodit Penal.

Kush e mban mend seancën parlamentare të pak ditëve më parë, kur Rama prezantoi këtë nismë, me siguri ka vënë re se si shefit të qeverisë iu tha pështyma, filloi të spërdridhet dhe vijoi me piruetat e zakonshme, gjatë një debati me Gaz Bardhin. Deputeti demokrat i tregoi me fakte dhe foto, se si kryeministri kishte tejkaluar kompetencat duke legalizuar, pas pilafit, pesë katet mbi lejen 37 katshe të kullës Downtown Albania, tek 7 xhuxhat. Në heshtjen e turpshme të të gjithëve, madje dhe të mbështetësve të foltores, denoncimi i Bardhit, që tregonte se kryeministri ata që do i fal, ndërsa të tjerët i ndëshkon, qe demaskimi më efikas i selektivitetit të aksionit të tanishëm. 

Por ka edhe më keq sesa ndarja në të preferuar dhe jo të tillë, për ndërtuesit që kanë shkelur ligjin. Shumë juristë po ngrenë alarmin se vendimi i qeverisë për konfiskimin apo pagimin me çmimin e tregut të kateve pa leje, kapërcen Kodin Penal që i dënon deri me 8 vite burg ata që kanë sfiduar shtetin. Pra ndryshe nga mbi 3 mijë qytetarë të zakonshëm, që janë proceduar deri më tani, qoftë dhe për një mur rrethues, bosët e ndërtimit do ta zgjidhin me para atë për të cilën njerëzit e zakonshëm shkojnë në burg.

E pra ky aksion selektiv, ku edhe brenda vetë të privilegjuarve, disa bisha janë më të barabarta se të tjerat, kjo amnisti e fshehur që shmang votimin me ⅔ në parlament, ky pengim i drejtësisë për të vepruar, është tallja më e madhe në kohën kur reforma në drejtësi pompohet nga shqiptarët dhe ndërkombëtarët. Ajo është dëshmia se pavarësisht nga pallavrat qeveritare apo hipokrizia diplomatike, ligji nuk vepron dot për të gjithë njësoj. Nëse rihapja e basteve dëshmoi se pushteti është kapluar nga marrëzia, legalizimi i ndërtimeve pa leje po tregon se një tjetër marrëzie, asaj të reformës në drejtësi, i ka dalë përfundimisht boja.

©Lapsi.al



22 Comments

  1. Jam kurrioz te di mendimin e ambasades Afgane per kete sukses ndaj korrupsionit dhe pandershkueshmerise.
    Apo nuk kane kohe se po meren me Gay Pride Parade.

    1. Ambasada afgane eshte e zene me peomovimin e sukseseve te padukshme te aSPAK. nuk ka kohe per respektimin e ligjit nga institucionet shteterore por por ta dini qe asnje nuk eshte mbi ligjin !!!

      Pastaj , pse merzitesh do i fuse aSPAK ne burg….

      Kimete fytyremytha ka dhe pasione te tjera pervec futjes se hundeve kudo , asaj i pelqen dhe llapa ….

  2. Ky eshte nje KM i cmendur dhe mafioz me keq se kaq nuk ka ku te shkoje.

    Sa per Kimeten mbetet nje bushter e nenshtruar per ca dollar.

  3. Nese mbani mend para disa vitesh ne fushaten per energjine elektrike , i gjati ine arrestonte e denonte edhe per nje “vjedhje” energjie me vlere pese lekeshe ? Mbani mend ate zoterine , qe Zoti e past fale , qe vrau veten ne burgun e Rrogozhines ? A e mbani mend historine se si e pse u arrestua ? A e mbani mend se po ate dite bashke me te u arrestua edhe pergjegjesi i OSSHE-se se Divjakes edhe ky per vjedhje energjie ? Çfare ndodhi me pas?

    Zoteria qe vrau veten kishte nje dyqan poshte shtepise per te cilen kishte bere disa here kerkesen ne OSSHE per te lidhur energjine elektrike . Megjidhese kishte bere kerkesen dhe kishte shkuar personalisht mbi 5-6 here dhe perseri nuk i ishte lidhur energjia . Athere ai vendosi qe me nje kabell ta merrte energjine direkt nga shtepia e tij . Edhe pse ne realitet ai nuk vodhi por ja futi vetes , sepse duke e lidhur energjine me shtepine ai kalonte me shpejt fashen energjitike ku me pas energjia paguhej pothuajse dyfish .
    Ndersa pergjegjesi i OSSHE-se se Divjakes kishte nje lokal dasmash dhe çdo jave bente mbi 3-4 dasma , te cilat i hidhte ne You Tube dhe ne fund te muajit paguante 2000 leke te vjetra per energjine e harxhuar .
    Mbas 72 oresh dolen ne gjyq . Pergjegjesi i OSSHE-se se Divjakes u denua me arrest shtepie dhe zoteria u denua me burg pa afat . Me pas zoteria qe u denua , vrau veten ne burg ndersa pergjegjesi i Divjakes ja hodhi paq .
    Kush vodhi ne realitet ? Kush e paesoi ?
    Sot , ne saje te te gjatit tone padrejtesia ne kete vend ka arritur shkallen me te larte te saj . Mosndeshkueshmeria dhe me keq akoma kur denohet nje i pafajshem eshte edhe shkaku qe ne jemi ne kete gjendje amorfe . I gjati ine me veprimet dhe mosveprimet e tij ka hedhur poshte edhe postulatin e drejtesise : Me mire 100 te fajshem te pa ndeshkuar se sa ndeshkimi i nje te pafajshmi .
    Perdundimisht , dua te them se kjo nuk eshte marrezia e fundit e ketij te marri por marrezia e radhes . Derisa te gjatin tone ta lejojme te sillet si sundimtar ne kete vend atehere marrezite e ketij te marri nuk do te marrin fund . Fundi i marrezise eshte shporrja nje here e pergjithmone e ketij te marri . Jo vetem shporrja , por degdisja e tij direkt tek 41 bissi ne shkoder dhe menjehere pas kesaj ndryshime thelbesore dhe rrenjesore kushtetuese si dhe rregulla te mirfillta loje .
    Liria fitohet , kurre nuk dhurohet . Revolucioni eshte zgjidhja e vetme ,

    1. E drejte , vetem se kjo ngjan me ata qe te gjithe duan te vene ne parajse por asnje sdo qe te vdese,

      Te gjithe e duan lirine por shume pak e fitojne.
      Ne shqiperi raporti i atyre qe duan liri me ata qe.duan roberi eshte i zhdrejte dhe shuuuuume i zhdrejte.
      Revolucion nuk ka hiqe nga mendja.
      Ka.vetem tensionim dhe rrezik per destabilizim. Perndryshe rama dhe vucic do vdesin ne pushtet

  4. Eshte xheloz artikullshkruesi per pyllin orbital qe lali ka sterpikur ne Tirane me duart e tij te arta dhe punetore

  5. Po ne rast shembje nga termeti aty ku ka shtesa kush do pergjigjet

    Si i marrin keto vendime te kundraligjeshme.
    Si do llog struktura nga projektuesit.

    E dini ju se per aresye se hynte uje ne themelet e 9kateshit pa leje u boshatis per shume kohe liqeni I thate?
    Kush e beri dhe me cfare urdheri ?
    Opozita e Bashes ishte nje turp.

    1. “Në mitingun mortor të Hajdarit kemi shkuar të armatosur, kemi qenë një grup rreth 150 veta, që do pushtonte institucionet shtetërore. Veprimet nuk ishin spontane, por të përgatitura nga ana e Berishës dhe të zbatuara nga ky grup i armatosur, pjesë e të cilit kam qenë edhe unë; u ndihmuam nga forcat e armatosura të qeverisë Bukoshi

  6. Ku ka ligje ka dhe shtigje.
    Me kujtohet Berisha qe sapo erdhi ne fuqi prishi kalimin unazor tek zogu i zi qe kushtonte 2.4 milion dollare sepse e kishte nderuar Rama.
    Rama sa erdhi ne fuqi prishi nje pallat ne Vlore qe kishte vjedhur edhe detin por ama i dha Lulit 12 milion dollare.
    Sot isha nga Meta dhe pashe nje Mete.

    1. BBC shkruan se Rusia ka shpenzuar rreth 500,000 dollarë për të mbështetur Partinë Demokratike të qendrës së djathtë të Shqipërisë në zgjedhjet e vitit 2017 dhe gjithashtu financoi partitë ose kandidatët në Bosnjë, Mal të Zi dhe Madagaskar.

  7. erdhi dita sot dhe Xhorxh Sorosi, ose “Mother Sorosi”, siç e quante Berisha revistën “Mother Jones” që botoi skandalin në SHBA, të bëhet i besueshëm për Sali Berishën dhe ushtarët e tij. Ata sot në një zë thonë se Lulzim Basha paska marrë pare ruse dhe ata sot janë të tronditur. Madje dhe vet Berisha beson se ashtu si lekët e “Toyota Yaris” i ndau Taulant Balla me Lulzim Bahsën, ashtu dhe këto lekët e Rusisë i ka marrë Lulzim Basha dhe s’ia ka treguar Shkëlzenit.

  8. Analisti Andi Bushati i ftuar në “Now” me Erla Mëhillin ngriti pyetjen se çfarë është më e rëndë për opozitën: të jetë kryetari non grata nga Amerika apo që dyshohet se mund të ketë marrë para nga rusët.

    Sipas tij, çështja non grata është më e rëndë.

  9. Përplasja “epike” Balla-Berisha në Kuvend, Noka i ankohet socialistit: Po leje mos u merr me të, se plak…

  10. “Mirë që të mashtroi për çështjen e lobimit, po për 4 zgjedhjet e humbura si të mashtroi? PD sot drejtohet nga një kryetar naiv! Pra shanset për fitore të PD janë zero”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *