• |
ide | kryesore

Britney Spears: Nuk do të performoj më

-Instant, Paparazzi, Slider



Britney Spears ka deklaruar se ajo nuk do të performojë më sepse është “e traumatizuar” si rezultat i abuzimit që përjetoi gjatë konservatorit të saj 13-vjeçar.

“Jam goxhae traumatizuar për jetën dhe po, jam e inatosur dhe ndoshta nuk do të performoj më vetëm,” shkroi artistja në njëfoto të saj të zhveshur në shtrat.

Spears theksoi faktin se ajo nuk ishte në gjendje të miratonte pamjet vizuale për videot e saj muzikore kur kishte konservatorë, duke vënë në dukje se e vetmja video që i pëlqeu gjatë gjithë marrëveshjes ligjore ishte “Work Bitch” e vitit 2013.

Spears zbuloi gjithashtu se ajo ndjeu “poshtërim” duke qenë e rrethuar nga tetë vajza elegante në skenë për rutinat e saj të kërcimit, gjë që e bëri të ndihej e pasigurt.

“Mbase mendoni se jam budallaqe, po po të ishit në vendin tim do ndiheshit njësoj”.

Britney e përfundoi postimin duke i shkruar një mesazh babait të saj dhe ish-konservatorit, Jamie Spears, duke e akuzuar për një reklamë të Pepsi-t që ajo shkrepidhe tha se e bënte të dukej si një “80-vjeçare”.

Këngëtarja pretendoi në një dëshmi bombë të qershorit 2021 se konservatorëte kishin detyruar atë të punonte kundër vullnetit të saj.

“Në Kaliforni, e vetmja gjë e ngjashme me këtë quhet trafikim seksual, duke e bërë këdo që të punojë kundër vullnetit të tij, duke marrë të gjitha pasuritë e tyre, kartën e kreditit, paratë, telefonin, pasaportën,” u shpreh ajo në atë kohë.

Pasi një gjykatës i dha fund konservatorit të Britney-t në nëntor 2021, shumë pyesnin nëse do të kthehej sërish në industrinë e muzikës pas një pauze të zgjatur.

Fituesja e Grammy ndau një muaj më vonë se arsyeja që ajo nuk ishte kthyer ishte për inat të familjes së saj.

Sidoqoftë, fansat ishin të gëzuar kur Page Six raportoi ekskluzivisht në korrik se Britney ishte duke punuar në një version të ripërpunuar të “Tiny Dancer” me Elton John./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *