• |
ide | kryesore

Champions/ Liverpool, Klopp shpreson të marrë forcë në Anfield: Bayern e Barcelona përplasen për dominimin

-Instant, F1, Sport



Mes hapave të gabuara e atyre drejt suksesit, raundi i dytë i Champions League do të përcaktojë shumë mbi ambicjet e skuadrave të katër grupeve të para për kualifikimin. Liverpool shpreson në efektin Anfield, pas dështimit të rëndë me Napolin, ndërsa Inter duhet të fitojë për të përfituar nga përplasja e dy gjigantëve të grupit. E shtyrë ndërkohë sfida mes Rangers e Napolit, për shkak të funeralit të Mbretëreshës Elisabeth.

GRUPI A
E ndaluar të gabosh. Liverpooli është thirrur në cështje të marrë pikë në ditën e dytë të grupit A të Champions League për të shmangur skenarët e pakëndshëm. Goditja e pësuar ndaj Napolit nuk i lejon gabime të tjera Klopp, i pritur në provimin me Ajax. Një kundërshtar sigurisht më pak i pajisur, por me një emër dhe lojë moderne që është bërë e vlerësuar vitet e fundit. Në Anfield, sfidohen dy skuadra të afta për të ngritur kupën 10 herë.

PRECEDENTËT – Në historinë e tyre të gjatë evropiane, Liverpool dhe Ajax janë takuar “vetëm” katër herë në Ligën e Kampionëve. Dy precedentët e fundit janë goxha të freskëta dhe datojnë në edicionin 2020/21. Në të dyja rastet, Reds fituan ngushtë, 1-0. Duhet të kthehemi pas mbi 50 vjet më parë për dy përplasjet e tjera të drejtpërdrejta: në 1966/67 holandezët dominuan 5-1 në ndeshjen e parë dhe më pas ndaluan në 2-2 në kthim.

PROBLEMET – Një sulm steril me pak ide u pa në ‘Maradona’. Një version opak i Liverpool, edhe falë meritave të një Napoli yjor. Por Reds tani kanë nevojë për golat e golashënuesit të tyre më të mirë në historinë e kompeticionit. Është Momo Salah, me 34 gola, 14 më shumë se golashënuesi më i mirë i Heshtarëve, Jari Litmanen. Mni të gjitha, sepse është vështirë të mendosh dy humbje radhazi për Liverpool në Champions League.

GRUPI B
Atletico Madrid e Brugge në Grupin B kanë mundësinë më të mirë të zgjidhin cështjen me një fitore të dytë radhazi, kundër skuadrave që kanë humbur ndeshjet e para, duke e bërë praktikisht të sigurtë kalimin për më tej. E megjithatë, Simeone duhet t’i bëjë vizitë një Leverkusen të plagosur në krenari, i mundur nga Brugge. Tre pikët e Colchoneros janë një qetësi për teknikun argjentinas, që e di se në Gjermani Aspirinat luajnë gjithcka për gjithcka.

Me një situatë të njëjtë përballet edhe skuadra belge, që duhet të ruhet nga tërbimi i Portos për mënyrën si humbën në Madrid në ndeshjen e parë. Në fakt, portugezët mund të ndjejnë edhe pasojat e një disfate të tillë në minutën e 11 shtesë, kur në të 96 sapo kishin arritur barazimin. Për të besuarit e Conceicaos nuk ka rrugë tjetër vec fitores me Brugge që me një fitore do të hidhin hipotekën drejt kalimit përtej grupeve dhe do të duhej vetëm ta zgjidhnin më pas me Atleticon cështjen e supremacisë së grupit.

GRUPI C
Dy skuadrat fituese të ndeshjeve të para, dy skuadrat më të kuotuara për kalimin në 1/8 e kompeticionit, përplasen në Allianz Arena me Bayern Mynih që përfaqëson fantazmat më të frikshme të kohëve të fundit për Barcelonën me 8-2 e cerekfinaleve të 2020 që i drithëron akoma këmbët katalanasve. Xavi shpreson që trendi i historisë të ndryshojë, me blaugranat që duan të jenë kundërshtari i frikshëm që ishin përpara se të pësonin edhe 6 gola në dy ndeshjet e tjera të sezonit të kaluar pa mundur ti shënojnë asnjë gol Neuer. Një ndeshje speciale për Lewandowskin, që rikthehet shumë shpejt si ‘armik’ në stadiumin ku është duartrokitur për 8 vjet me radhë. Polaku tani është arma kryesore e spanjollëve, që shkojnë në Mynih si kryesues pas 5-2 ndaj Plzen, edhe pse 2-0 i bavarezëve është arritur kundër forcës së tretë të deritanishme në grup, Interit.

Interi përballet me Viktoria Plzen në një ndeshje tashmë vendimtare për rrugëtimin europian. Nëse me Bayernin ishte një mision i pamundur, kjo është një ndeshje udhëkryqi. Inzaghi sjell me vete reagimin e fortë të njëzet minutave të fundit kundër Torinos dhe entuziazmin që goli i Brozovic riktheu në grup. Inzaghi megjithatë ka në plan disa lëvizje dhe e para është mes shtyllave: Onana është në avantazh ndaj Handanovic, por është e vështirë të dalësh jashtë ekuilibrit. Kamerunasi është në epërsi sepse alternimi kampionat-kupë duhet t’i shoqërojë portierët gjithë sezonin. Përpara sforco të mëdha për të rikuperuar Lautaron, ndërsa në ​​krah të tij Dzeko. Correa nuk po jep përgjigjet e pritura. Në mesfushë rikthehet në Europë edhe Barella, në mbrojtje Skriniar-De Vrij-Bastoni edhe sepse Dimarco shqetëson Gosens si i pesti në të majtë. Në të djathtë, nga ana tjetër, është i sigurtë Dumfries.

GRUPI D
Forca e parë e Grupit vendoset pikërisht në 90 minutat e raundit të dytë në Lisbonë, ku përballë Sporting vendoset Tottenham i Antonio Contes. Portugezët, pasi likuiduan Eintracht, kanë shansin të përsëriten përballë londinezëve që vijnë si favoritët kryesorë, por kanë gjithashtu limitet e tyre, mbi të gjitha për shkak të një Son ende jo në momentin më të mirë. Kane është ai që duhet patur kujdes në Estadio Jose Alvalade, por të besuarit e Amorim kanë konsoliduar bindjen se mund ta luajnë me këdo, edhe pa Cabral e Braganca të dy të dëmtuar. Conte në anën tjetër nuk do të ketë vetëm Lucas Mourën të dëmtuar, ndërsa mund ta nisë nga minuta e parë me Richarlison që kompleton tridhëmbëshin ofensiv, me Perisic në linjën e mesfushës, ndërsa Kulusevski duhet ta shohë nga pankina.

Për Marseille e Eintracht nuk ka shans tjetër dhe të dyja formacionet e dinë mirë kur të zbresin në Velodrome. Francezët duhet të bëjnë llogarinë me skuadrën fituese të Europa League, por që ka humbur Kostic e bashkë me serbin edhe formën.

Champions League
Group A
21:00 Liverpool – Ajax
Group B
21:00 Bayer Leverkusen – Atletico Madrid
21:00
FC Porto – Club Brugge
Group C
18:45 Viktoria Plzen – Inter
21:00 Bayern Munich – Barcelona
Group D
18:45 Sporting CP – Tottenham Hotspur
21:00 Marseille – Eintracht Frankfurt



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *