• |
ide | kryesore

Grushta mes presidentit të Rayo Vallecano dhe menaxherit të De Tomas: hundë e thyer dhe urgjencë për drejtuesin

-Instant, Sport



Degjeneroi në grushta takimi mes presidentit të Rayo Vallecanos dhe menaxherit të sulmuesit të Espanyol, Raul de Tomas. Të dy tani akuzojnë njëri-tjetrin. Drejtuesi pranon se menaxheri e ka goditur me kokë, ndërsa ky i fundit pretendon se ishte presidenti ai që e goditi i pari.

Skuadra e La Ligës ka hyrë së fundmi në negociata me menaxherin e de Tomas, Ivan Garcia. Megjithatë, bisedimet nuk shkuan siç pritej. Klima, në fakt, është tejnxehur. Raul Martin Presa, president i Rayo Vallecanos, thotë se ai u sulmua nga Garcia.

45-vjeçari pretendon se ka përfunduar edhe në spital madje dhe gjatë daljeve të fundit publike ka vendosur një fashë në hundë: “Ishte një goditje me kokë krejtësisht e papritur – tha Presa për shtypin spanjoll – Ishte veprimi i një kriminel, një veprim prej burracaku, shumë i neveritshëm”. Garcia argumenton, ndërkohë, se ishte presidenti që e sulmoi atë. SPORTbible kontaktoi ICM Stellar, agjencia së cilës i përket menaxheri, për një koment, por pa sukses.

Pas fitores 2-1 ndaj Valencias, Rayo Vallecano me anë të një shënimi zyrtar konfirmoi se Presa ka bërë një denoncim formal ndaj Garcias: “Është rrënjësisht e rreme që Raul Martin Presa sulmoi Ivan Garcian. Ivan Garcia sulmoi Raul Martin Presan duke e goditur me kokë në fytyrë të enjten vonë në mbrëmje. Vetëm për shkak se u sulmua, Raul Martin Presa thirri policinë, shkoi në urgjencën e një qendre mjekësore për të marrë ndihmën mjekësore dhe menjëherë bëri një denoncim zyrtar kundër Ivan Garcias në departamentin e policisë. Përhapja e lajmeve të rreme të djeshme që ne i kemi përgënjeshtruar këtu është një strategji e dobët mbrojtëse e Ivan Garcias përballë problematikave ligjore me të cilat përballet”.

Sa i përket sulmuesit de Tomas, asnjë transferim për të raportuar. 27-vjeçari aktualisht ka qëndruar te Espanyol. Lojtari, pas grindjes me trajnerin Diego Martinez, u la në pankinë në 5 ndeshjet e para të sezonit. Spanjolli me shumë gjasa do të largohet nga skuadra së shpejti edhe pse nuk do të mund të luajë për klubin e tij të ri deri në janar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *