• |
ide | kryesore

Në Stadium kishte vetëm 5 telekamera për pozicionin jashtë loje: Juventus më i dëmtuari nga VAR

-Instant, Sport



Më shumë se 24 orë pas fishkëllimës së fundit, Juve-Salernitana vijon të krijojë debat për golin e Milik, i vlefshëm, i anuluar për shkak të një pozicioni jashtë loje të Bonuccit, inekzistent. Shpjegimi i AIA-s, që e hodhi fajin te mungesa e imazheve në lidhje me pozicionin e Candrevës, theksoi se nuk kishte kamera të mjaftueshme në Stadium për të mbuluar të gjitha situatat e lojës. Të disponueshme për të zbuluar çdo pozicion jashtë loje, ishin vetëm pesë nga 12 gjithsej, plus ato të Goal Line Technology dhe asaj taktike të Lega Serie A. Ky është standardi më i ulët mes atyre që janë vënë në dispozicion për drejtim dhe Var. E kjo është arsyeja pse pozicioni i Candrevës u zhduk papritur, duke shkaktuar një tërmet të vogël.

Si një palë e dëmtuar, Juventus nuk ka paraqitur zyrtarisht një ankesë dhe nuk ka ndërmend ta bëjë këtë, por ka lënë të kuptohet një lloj paqartësie. Mbi të gjitha sepse u vendos që të mbështeteshin te Var, edhe pse ishin të vetëdijshëm se nuk i kishin në dispozicion të gjitha imazhet e nevojshme. Madje, aksioni nisi nga një goditje këndi dhe është e pamundur të ketë shpëtuar prania vendimtare e lojtarit të Salernitanas, i cili pengonte krosin e Cuadrados. Prandaj, arbitrat duhej të rrëzonin apriori indikacionet e atyre që ishin në monitor, që nuk mund të gjykonin mbi imazhe të paplota. Përkundrazi, do të na duhej të mbështeteshim në gjykimin e atyre në fushë, arbitri dhe asistenti, i cili kishte dhënë golin e Milikut të vlefshëm.

Fakti është se, sipas asaj që ka arsyetuar “la Repubblica”, Juve është skuadra që nga futja e Var, ka pësuar numrin më të madh të korrigjimeve në të kundërt (44) dhe që ka bilancin më të keq (-21). Por ky ishte një gabim i dukshëm që kushtoi dy pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *