• |
ide | kryesore

Propozimi provokues i Salernitanës: “Nëse Juventus dëshiron, nuk e kemi problem ta riluajmë ndeshjen”

-Instant, Sport



Rregullorja nuk parashikon që Juventus-Salernitana të mund të riluhet, por presidenti i kampanëve, Danilo Iervolino e ka hapur këtë mundësi. “Gabimi i arbitrit në Juventus-Salernitana? Nëse bardhezinjtë duan ta luajnë sërish, nuk ka asnjë problem për ne”, tha numri një i klubit për Radio Kiss Kiss Napoli.

Në intervistën për Corriere dello Sport, Iervolino saktësoi: “Në të nxehtë kisha një shije të hidhur në gojë, por më pas duke e rishikuar ndeshjen mendoj se shkoi mirë kështu. Juve nuk u dorëzua kurrë dhe ishte një ndeshje shumë e vështirë. Sipas rregullores, Var është një instrument i ri, ndaj edhe sot është e vështirë të kuptosh se kur dhe si të ndërhyhet”.

Më pas Iervolino e rriti dozën duke shpjeguar se, ndoshta, mund të kishte pasur edhe një penallti për Piatek ose se kishte një faull të Cuadrados ndaj Candrevës përpara penalltisë që më pas iu dha Juventusit. “Ishte një ndeshje aq e shpejtë dhe plot episode sa nuk u futa në brendësi”, përfundoi trajneri napolitan.

Dhe për skuadrën e tij ai shtoi: “Ne kemi premtuar se do ta luajmë në të gjitha fushat, të japim spektakël dhe kështu po ndodh. Jemi të kënaqur, ndaj Juves kemi parë një shfaqje fantastike”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *