• |
ide | kryesore

Ronaldon refuzon ofertën e çmendur: CR7 i tha “jo” 242 milionë eurove për dy sezone

-Instant, Sport



I dëshpëruar për tu larguar nga Old Trafford, por jo deri në këtë pikë sa të vendosë paratë përpara futbollit që ka rëndësi. Cristiano Ronaldo kërkon të matet me më të mirët, pavarësisht 37 viteve që ka mbi supe. Është pikërisht kështu, sepse ndryshe nuk do të kishte mundësi që portugezi t’i thoshte jo një oferte të tillë të çmendur, që erdhi nga ‘nafta’ arabe.

CR7, sipas asaj që mësohet nga mediat portugeze, i ka thënë jo një oferte monstruoze nga Arabia Saudite. Në orët e fundit, sipas asaj që mësohet, Al-Hilal i ka vënë në tavolinë sulmuesit 37-vjeçar të Manchester United një kontratë dyvjeçare me pagën stratosferike prej 121 milionë euro në sezon. Por CR7, pavarësisht tentativës në verë për t’u larguar nga Old Trafford për tu bashkuar me një ekip që të kishte mundësinë të luante në Champions League, në këtë moment të karrierës së tij preferon të qëndrojë ende në Evropë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *