• |
ide | kryesore

Rusia ka shpërndarë fshehtas 300 milionë $ për parti politike në 20 vende të botës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Putin



Rusia ka transferuar fshehurazi mbi 300 milionë dollarë për parti të huaja politike, drejtues dhe politikanë në mbi 20 vende të botës.

Janë zyrtarë të lartë të inteligjencës amerikane që thonë se ky aktivitet ka nisur që prej vitit 2014.

Ky është informacion i deklasifikuar nga një raport i inteligjencës amerikane, shpjegoi një zyrtar i lartë i administratës së presidentit Biden në një konferencë online.

Sipas tij informacioni është ndarë edhe me vendet e tjera, por emrat e tyre nuk janë bërë publike.

Fondet sekrete janë përdorur si pjesë e përpjekjeve të Moskës për të fituar ndikim jashtë vendit. Inteligjenca amerikane beson se shifra është edhe më e lartë se 300 milionë dollarë. ©LAPSI.al



7 Comments

    1. Ka nevoje SHBA per armiq te llojit Rusi dhe Iran. Sesi i ka shperndare fshehurazi Putini 300 mil dollare e cuditshme. Sa kohe e paska marre vesh Blinkeni. Nuk paska qene edhe aq e fshehte. SHBA nuk harxhojne shume para jo. Mjafton nje foto, nje leter, telefonate apo retorike ambasadori sic rasti yne ne Tirane dhe ta jep vlla Rama ne pllem dores ca do…kuptohet mjafton te mos i nderhyet ne punet e “mrenshme” te zhvatjes se parave dhe pronave publike.

      1. BBC shkruan se Rusia ka shpenzuar rreth 500,000 dollarë për të mbështetur Partinë Demokratike të qendrës së djathtë të Shqipërisë në zgjedhjet e vitit 2017 dhe gjithashtu financoi partitë ose kandidatët në Bosnjë, Mal të Zi dhe Madagaskar.

  1. O Lapsi pse nuk përmendet Basha në këtë shkrim.Per inat të Berishës që e zbuloi dhe denoncoi e bëni.Qe e keni sulmuar me egërsinë më të madhe dhe tani që çdo gjë që ka thënë po vërtetohet nuk shkruani një fjalë!!!Koha është dëshmitarja e vërtetë.Rama shërbëtor i Serbisë dhe i Rusisë sigurisht.Po ashtu dhe Basha.Pra Berisha shqiptar e patriot i vërtetë.E mbi të gjitha njeri i ndershëm e burrë shteti.

  2. Députet ja Tabaku çudit me deklarates e saj per ryshfetin rus per Bashen, 500 mije dollare me 2017, duke u renditur nder partite e subvencionuara nga Moska.

    Duke lene menjane faktin qe kjo e dhene del nga ShBA, Tabaku ngre teorine ekonomike se kemi te bejme me “lufte politike”.

    A eshte e mundur qe kete lufte ta bejne ata qe e vizituan ne nivele te larta Bashen me Tabakun me shoke edhe ne bunker ?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *