• |
ide | kryesore

Video/ Bayern dominon Barcelonën, Lewandowskit nuk i shkon mirë rikthimi: Liverpool ia del në fund

-Instant, F1, Sport, Video



Në raundin e dytë të Champions League, Bayern Mynih sundon 2-0 mbi Barcelonën me golat e Hernandez (50′) dhe Sané (54′) dhe kryeson fort grupin me 6 pikë. Vuan Liverpool, por nw fund mposht Ajax 2-1 vetëm në minutën e 89-të falë një goditjeje me kokë të Matip. Conte dhe Simeone bien: Tottenham dhe Atletico humbasin 2-0 kundër Sporting dhe Bayer Leverkusen. Një super Bruges mposht 4-0 Porton, ndërsa Eintracht kalon 1-0 Marsejën.

GRUPI A
Në Grupin A rikthehet ekuilibri falë 2-1 të Liverpool ndaj Ajax: një rezultat që maturohet në finale, në stilin e zakonshëm të Reds. Në Anfield, dy golat e parë erdhën në pjesën e parë: skuadra e Klopp kaloi në avantazh në minutën e 17-të falë Salah, i cili u shërbye nga Diogo Jota dhe mposhti Pasveerin me të majtën. U duk fillimi i ndeshjes i favorshëm për anglezët, por dhjetë minuta më vonë Kudus gjeti kryqëzimin e shtyllave me të majtën, duke mposhtur Alisson edhe me ndihmën e traversës dhe duke nënshkruar golin e barazimit. Në pjesën e dytë, Reds sulmuan portën e Heshtarëve pa mundur të depërtojnë, edhe sepse Pasveer bllokoi disa herë Alexander-Arnold, Salah dhe Luis Diaz. Klopp luajt letrat Firmino dhe Núñez, por sfidën e vendosi në minutën e 89-të Matip, i cili goditi me kokë në zhvillimet e një këndore. Mbrojtja holandeze e largoi, por topi kishte kaluar vijën e portës dhe teknologjia e vërtetoi duke i dhënë suksesin 2-1 Liverpool. Reds ngjiten në 3 pikë së bashku me Ajax dhe Napolin, që ndaj Rangers do të ketë mundësinë e madhe për të marrë kryesimin e grupit.

GRUPI B
Surpriza në grupin B: Bayer Leverkusen mundi 2-0 Atletico Madrid dhe pengoi skuadrën e Simeones të arratisej në renditje. Ndeshja, pas shumë rastesh, hapet në minutën e 84-të: pas një aksioni të shkëlqyer të Aspirinave, Frimpong shërbeu për Andrich, i cili me një të djathtë të saktë në zonë e vendosi topin në këndin e ulët. Formacioni i Simeones hidhet i gjithi përpara, por është i çekuilibruar dhe tre minuta më vonë pësoi 2-0 që mbylli ndeshjen: një kundërsulm perfekt i vendasve i finalizuar me të majtën nga Diaby. Me këtë sukses, Bayer ngrihet në 3 pikë, duke arritur Colchoneros.

Në vend të parë, në këtë pikë, është surpriza Bruges, që mposhti 4-0 Porton, duke futur në telashe të besuarit e Conceiçãos. Në minutën e 15′, Jutgla realizoi penalltinë e shkaktuar nga Joao Mario, ndërsa në fillim të pjesës së dytë, dygolëshi i nënshkruar nga Sowah (47′) dhe Skov Olsen (52′) shembi përfundimisht luzitanët: rezultati bëhet më pas më i rëndë falë 4-0 të Nusës, i cili nënshkroi pokerin e belgëve në minutën e 89-të. Porto kështu mbetet pa pikë dhe tashmë gjithçka do të luhet në përballjen e dyfishtë me Bayer Leverkusen.

GRUPI C
Në grupin e Interit, Bayern Mynih rikonfirmoi epërsinë në grup falë rezultatit 2-0 ndaj Barcelonës, që sigurohet vetëm në pjesën e dytë dhe pas një fraksioni të parë në të cilën blaugranat, me ish-in e madh Robert Lewandowski, shkoi disa herë pranë avantazhit. Rastin e parë në Allianz Arena e pati Pedri, i ndalur nga Neuer, më pas ishte polaku i pasaktë dy herë para portës. Pas 0-0 në 45′ e para, sfida u vendos brenda katër minutave: goditje nga këndi e Kimmich dhe goditja me kokë e Lucas Hernandez, ndëshkoi mbrojtjen e palëvizshme blaugrana dhe daljen e keqe të Ter Stegen. Në minutën e 54′, erdhi 2-0 që mbylli ndeshjen: pas një aksioni të shkëlqyer i gjithi me një takim, Musiala favorizoi goditjen qendrore të Sané, i cili më pas i shmanget daljes së portierit mik me një prekje delikate me të majtën. Sfida rrezikon të rihapet vetëm me shtyllën e goditur nga Pedri, më pas Bayern ia del dhe ngjitet në 6 pikë, duke lënë Barcelonën me 3. Gjermanët do të mund të hipotekojnë kryesimin e grupit në përballjen e dyfishtë me Viktoria Plzen, ndërsa Blaugranat do të luajnë gjithçka në 180 minuta kundër Interit.

GRUPI D
Pas fitores së Sporting ndaj Tottenham, që ngjit portugezët në 6 pikë, Spurs arrihet në kuotën e 3 pikëve nga Eintracht Frankfurt, i cili fitoi 1-0 në Marseille. Pavarësisht pranisë së Payet dhe Sanchez mes titullarëve, në fund të pjesës së parë ishte Lindstrom ai që u dha gjermanëve avantazhin. Në pjesën e dytë, Kamada pa t’i anullohet dyfishimi i mundshëm për pozicion jashtë loje, por presioni i fundit i francezëve nuk çoi në 1-1 e shpresuar: Tudor mbetet në 0 pikë me 0 gola të shënuar dhe 3 të pësuar, ndërsa gjermanët ngrihen në 3 pikë dhe do të luajnë të gjitha shanset në përballjen e dyfishtë me anglezët e Contes, me vajtjen në Frankfurt dhe kthimin në Londër.

Champions League
Group A
Liverpool 2-1 Ajax
Group B
Bayer Leverkusen 2-0 Atletico Madrid
FC Porto 0-4 Club Brugge
Group C
Viktoria Plzen 0-2 Inter
Bayern Munich 2-0 Barcelona
Group D
Sporting CP 2-0 Tottenham Hotspur
Marseille 0-1 Eintracht Frankfurt



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *