• |
ide | kryesore

VIDEO/ Shembet ballkoni i katit të pestë në një pallat në Mamurras

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë që për fat të mirë është mbyllur pa pasoja ka ndodhur pasditen e së martës në Mamurras. Ballkoni i një apartamenti në katin e pestë të një pallati është shkëputur duke rënë më poshtë.

Nga incidenti nuk ka pasur persona të lënduar. Mediat raportojnë se bëhet fjalë për një pallat të përfshirë në programin e rindërtimit nga tërmeti i 2019-ës pasi ka qenë mjaft i amortizuar.

Shembja e ballkonit ka shkaktuar frikë të banorët të cilët kanë lënë banesat duke u larguar. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të policisë që kanë nisur hetimet për ngjarjen. Do të jenë ekspertet që do të vendosin nëse pallati është ose jo i banueshëm. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Riparimet e pallateve te demtuara nga termeti jane pa ekspertize dhe nga privatet qe marrin parate per pak llaç e boje, sigurisht me tendera “korrekte” e pa kontroll nga shteti per punimet e kryera.

    Ne Durres do kete plot histori “ballkoni”…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *