• |
ide | kryesore

VIDEO/ U përplas nga kamioni, humb jetën këmbësorja në Tiranë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në rrugën “Teodor Keko” zonën e Astirit në Tiranë.

Lapsi.al mëson se një kamion ka përplasur një këmbësore që po tentonte të kalonte në krahun tjetër të rrugës.

Policia thotë se ajo është një 35-vjeçare me iniciale E. N. që ka humbur jetën.

Uniformat blu kanë ndaluar drejtuesin e mjetit me iniciale S. K..

Një grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Kush mban pergjegjesi ne kete shtet per jetet e njerzve qe shuhen neper rruget miliarda leke pa asnje standart minimal sigurie. Per ke behen rruget ne kete vend. Per makinat qe perdorin njerzit, apo jo. Po keta njeres a jane dhe kembesor, apo kembesoret nuk jane njerez. Kudo ne bote kur behen ndertime apo zhvillime infrastukturore, fillimisht mendohet per komunitetin dhe sigurine e tij. Vetem ne shqiperi per komunitetin nuk mendohet fare, me qellim qe te jene nen terror e stres te vazhdueshem per mbijetese, e mos kene guxim e kurajo te bashkohen dhe ti tregojne vendin atyre qe nen petkun e investimeve infrastukturore vjedhin taksat e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *