• |
ide | kryesore

Zhdukja e Jan Prengës, në gjyq del vetëm kopshtari i resorit luksoz

Arkiva, Lajme, Të fundit



Prokuroria ka mbyllur hetimet për zhdukjen e Jan Prengës në 27 janar të 2020 në Kamzë, trupi i tëcilit nuk është gjetur ende. Të akuzuar për këtë ngjarje janë Festim Bizhdili, kopshtari i resortit “Golden” në Shijak dhe Olsi Turjen i konsideruar si bashkëpunëtor i tij.

SPAK kërkoi burgim të përjetshëm për kopshtarin ndërsa për Turjen iu kërkua gjykatës dëni me 3 vite burg. Të pandehurit kanë kërkuar pafajësi në sallën e gjyqit, ndërsa trupa gjykuese e GJKKO është tërhequr për vendim.

Mësohet se vendimi do të shpallet me datë 29 shtator nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit. Në fillim pati një sërë personash të arrestuar apo shpallur në kërkim, por më pas nuk pati prova për akuzat ndaj tyre. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *