• |
ide | kryesore

Aludimet vazhdojnë, policia vijon të heshtë për Ervis Martinajn

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Ervis Martinaj



Kryeministri Rama i dha një urdhër të qartë policisë së shtetit. Ajo duhet të shprehej se cili ishte fati i shumëtëkërkuarit Ervis Martinaj. Aludimet vazhdojnë, por policia nuk ka një version zyrtar. 

“Policia e Shtetit sot nuk di ta thotë akoma, ore u vra apo nuk u vra”tha Rama. Edhe 1 javë më pas uniformat blu nuk kanë një përgjigje për fatin e tij.

Mediat raportojnë se në hetime është angazhuar edhe sektori i krimeve të rënda në Drejtorinë e Përgjithshme. Kjo pasi prokuroria e Kurbinit po e heton çështjen për rrëmbim personi. Ndërkohë telenovela vazhdon. Euronews Albania publikoi foton dhe të dhëna nga sistemi TIMS. Para shpalljes në kërkim Ervis Martinaj figuron të ketë pasur dalje të shpeshta në Kosovë.

Sipas të njëjtave burime në këtë periudhë flitet edhe për udhëtime të tij edhe drejt Spanjës e Austrisë. Dyshohet se 40-vjeçari mund të ketë përdorur edhe dokumente të falsifikuara. Paralelisht me pistën e rrëmbimit, policia po heton edhe një inskenim të mundshëm.

Çështja vijon të hetohet nga prokuroria e Kurbinit ndonëse Martinaj kërkohet nga SPAK pasi i shpëtoi operacionit “Plumbi i artë”.

Ervis Martinaj, është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin. Ervis Martinaj është përmendur edhe në Gjyqin ndaj Emiliano Shullazit.

Martinaj ka qenë pronar i disa pikave të basteve dhe kazinove dhe është përmendur në 2016 për ngjarje të rënda kriminale. Emri i tij u lakua edhe për vrasjen e bankierit Artan Santo.  Gjatë kontrollit në magazinën e tij në Fushë-Kuqe u gjetën dy skafandra të ngjashme me ato që përdorën vrasësit e bankierit, por ai nuk u implikua në këtë rast, sepse nuk kishte prova. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. erdhi dita sot dhe Xhorxh Sorosi, ose “Mother Sorosi”, siç e quante Berisha revistën “Mother Jones” që botoi skandalin në SHBA, të bëhet i besueshëm për Sali Berishën dhe ushtarët e tij. Ata sot në një zë thonë se Lulzim Basha paska marrë pare ruse dhe ata sot janë të tronditur. Madje dhe vet Berisha beson se ashtu si lekët e “Toyota Yaris” i ndau Taulant Balla me Lulzim Bahsën, ashtu dhe këto lekët e Rusisë i ka marrë Lulzim Basha dhe s’ia ka treguar Shkëlzenit.Foli salih metaj per kete kriminelin e familjes berisha,pyesni zenin se ku e ka cuar kete vis martinaj

  2. Kush eshte ky?? Lajm i vjeter ky.
    O lapsi, po qe se jeni te zot. Na ndriconi, se nga dolen 500 mij euro. Kush dha urdher e kush firmosi. Per leket ruse.
    Kjo na intereson tani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *