• |
ide | kryesore

Bardhi: Rama vendos qeverinë në dispozicion të Kastratit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
deputeti bardhi



Gazment Bardhi doli me akuza sot në media. Sipas deputetit, Edi Rama se ka vendosur qeverinë në dispozicion të kompanisë së ndërtimit Kastrati. Sipas Bardhit, Rama po ndryshon ligjin për t’i legalizuar ndërtimet pa leje.

Bardhi deklaroi se 3304 shqiptarë janë dënuar me burg për ndërtim pa leje këto 5 vitet e fundit. Edhe pse nuk kanë bërë si ndërtim as gradaçela si ajo e Kastratit dhe as biznes, tha ai.

Ai tha se drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe institucioni në varësi të tij, IKMT, në kushtet e shpërdorimit të detyrës, kanë refuzuar jo vetëm të marrin masa për të zbatuar ligjin në rastin konkret, por kanë refuzuar edhe të dërgojnë informacionin zyrtar të kërkuar.

Lexo më tej: Shqipëria e 3-ta në Europë për apartamentet më të shtrenjta 

Sipas Bardhit, Bashkia e Tiranës ishte njoftuar zyrtarisht prej tij për katet shtesë pa leje të Kastratit. Bardhi tha se Bashkia detyrohet të mos miratojë leje ndërtimi për kate shtesë, të cilat në fakt ishin ndërtuar.

Deputeti shtoi: “10 ditë pasi Bashkia e Tiranës detyrohet të mos e miratojë lejen e ndërtimit për shtimin e disa kateve, Edi Rama vendos Qeverinë në dispozicion të kompanisë ndërtuese “Kastrati” shpk, duke ndryshuar pikërisht nenin 17 të VKM, që pengonte Bashkinë e Tiranës në ligjërimin e 5 kateve që ishin ndërtuar pa leje, duke hequr kriterin që shtesa nuk mund të jetë më shumë se 2 %. Është VKM nr. 457/29 Qershor 2022.” 

Bardhi theksoi se ky është rasti tipik i korrupsionit. Deputeti tha se këtë rast literatura e njeh si “kapje e shtetit” ose ndryshe përcaktimi i rregullave shtetërore sipas interesave klienteliste të një apo disa personave të identifikuar.



5 Comments

  1. Edi Rama e ka mbush kupen me kohe , biles ka kohe qe po derdhet por na thuaj ti ça do besh ? Do ti mbash kandilin rames apo do bashkohesh me PD e vertete .Historia edhe mish edhe peshk nuk mund te vazhdoje ne perjetesi .

  2. Keto veprime te Rames tregojne qarte per ke punon qeveria, po foli ai ligji s’vepron ,ligjet nderohen sipas strategjise dhe perfitimeve te tij. Berisha drejtoi si autokrat por kishte plot njerez me peshe brenda PD-se qe e kundershtonin, kurse ky i gjati e ka kthyer te gjithe PS-ne ne batalion eunukesh.

  3. Me kastratet dhe kastravecet do ju a fusin te gjitheve. Duroni deri sa ti bien bolet globalisteve sorrosist qe ta ngreni koken.

  4. O Bythqir lulishtesh Kastrati me pare ka qene nje nga financuesit kryesor te PD, por me ardhjen e Rames ne pushtet dhe ai si shume te tjere ktheu pllaken.Kastrati dhe shume te tjere jane piramide dhe fasade per korrupsionin qeveritar. Ti bashke me Luldhimin dhe ca te tjere mbajtet Ramazonin ne pushtet o robqire i Sorrosit prandaj mos kujto se e kane harruar njerezit qe na del e ben “opozikarin:”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *