• |
ide | kryesore

Basha, para nga Kremlini/ Si qëndron e vërteta

-Instant, Arkiva, Kryesore



Një kronikë e Zërit të Amerikës, se PD ka marë fonde nga Rusia ka rihapur një debat që del në sipërfaqe dhe zhduket në mënyrë periodike që prej vitit 2018. Këtë herë media amerikane në gjuhën shqipe i referohej një raporti të zbulimit amerikan, i cili analizonte financimet e Moskës “në mbi 24 vende gjatë viteve të fundit në një përpjekje për të manipuluar demokracitë nga brenda”. Sipas një zyrtari të Qeverisë amerikane në kushtet e anonimatit: “Në Shqipëri, Rusia i dha rreth gjysmë milioni dollarë Partisë Demokratike në 2017 përmes kompanive fantazëm”.

Kaq është dashur që ky lajm të rindezi luftën e brendshme politike. Nëse katër vite më parë ishin socialistët që e sulmonin ashpër Lulzim Bashën se donte të zhvendoste aksin pro përendimor të Shqipërisë, tani janë vëllezërit e tij armiq të foltores që po bëjnë me zell të njëjtën gjë. “Partia Demokratike është forca e parë euro- atlantike në Shqipëri, propozuesja e parë ndër vendet ish- komuniste e planit për anëtarësim në NATO dhe Komunitetin Europian. Si e tillë, Partia Demokratike deklaron se, pasi është njohur me indicie që flisnin për një financim rus, ka denoncuar publikisht këtë akt personal të Lulzim Bashës.

Gjithashtu, Partia Demokratike ka denoncuar përdorimin e kësaj afere per marrjen peng të këtij individi me qëllim shkatërrimin e Partisë Demokratike”, thuhej në deklaratën e selisë blu.

Nga ana e tij Basha bëri një përgënjeshtrim formal duke thënë se “Partia Demokratike nuk ka marrë kurrë asnjë financim të huaj e aq më pak me burim rus” dhe duke pretenduar se ajo ka bashkëpunuar me drejtësinë duke zbardhur këtë aferë.

Lulzim Basha përgënjeshtron akuzën: PD nuk ka marrë para nga Rusia

Por deklaratat e të gjitha palëve duhen marrë me rezervë. Së pari sepse mbështetësit e Berishës që e akuzojnë Bashën sot, në 2018 kur plasi ky denoncim e mbronin atë në të gjitha format duke pretenduar se kjo ishte një lojë e mediave të financuara nga Soros. Pra ata janë pak të besueshëm se përdorin standarte të dyfishta. Nga ana tjetër, ish kreu i PD e ka humbur koherencën sepse ka dhënë versione të ndryshme për këtë ngjarje.

Basha është shprehur në fillim se ajo u dha nga shqiptaro- amerikanët, por më pas bëri në piruetë duke ia lënë topin në derë kompanisë lobuese: “Çfarë ka bërë lobuesi dhe si e ka bërë lobuesi e di ai. Janë marrëdhënie të firmës Muzin me palë të treta”, ka qenë qëndrimi i tij.

Po atëherë cilit version i duhet besuar? Lapsi.al ka bërë një ballafaqim të fakteve dhe të mundësisë që ka pasur PD për të marrë financime nga Moska. E vetmja indicie që ekziston për këtë është një artikull që revista “Mother Jones” e publikoi në mars 2018.

Në atë investigim tregohej mënyra se si PD kishte paguar për të lobuar në SHBA, duke siguruar një foto të Bashës me presidentin Trump para fushatës zgjedhore 2017, disa artikuj në shtypin amerikan si dhe kontakte me kongresmenë dhe senatorë. Gjithsej bëhej fjalë për 675 mijë USD. Pra mendimi i parë që të shkon në mendje është se bëhet fjalë për të njëjtën pistë që investigoi “Mother Jones”, që e rimori më pas edhe New York Times. Sepse shifra është e përafërt me gjysëm milionshin për të cilin foli zyrtari anonim në Zërin e Amerikës në Shqip. 

“Mother Jones” i përgjigjet PD/ E vërteta e futjes së milionave ruse në politikën shqiptare

Por ama këtu ka një problem. Po t’i rikthehesh investigimit të revistës amerikane nga ai del se vetëm një shifër fare e vogël e kësaj shumë mund të ketë një përkim me rusët. Artikulli i “Mother Jones” ngrinte dyshime se pas një pjese të pagesave të bëra nga kompania “Biniatta Trade LP”, me bazë në Skoci, qëndrojnë biznesmenë rusë. “Biniatta Trade LP” ishte një nga pagueset e shumës 675 mijë euroshe që i ishin derdhur për llogari të PD-së, firmës lobuese amerikane ‘Muzin Capitol Partners’.

Sipas deklarimeve të vetë firmës lobuese, ajo i ka marrë pagesat në tre këste gjatë vitit 2017. Pagesa e parë mban datën 24 mars 2017 dhe është bërë nga firma ‘Biniatta Trade LP”, me një vlerë prej 150 mijë dollarësh, dy pagesat e tjera janë bërë nga Partia Demokratike, njëra më 27 mars, për 25 mijë dollarë, dhe tjetra më 9 qershor për 500 mijë dollarë.

Pra sikurse shikohet nga këto të dhëna, më problematikja për aferën ruse del pagesa e parë e kryer nga ‘Biniatta Trade LP”, e cila rezulton e regjistruar në Edinburg të Skocisë dhe është në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në Belizë – një shtet i Amerikës Qendrore, i njohur si parajsë fiskale.

SHBA: Rusia financoi me 500 mijë dollarë PD-në më 2017

Sipas investigimit të revistës “Mother Jones”, “Biniatta Trade LP” është një partneritet i krijuar nga dy kompani: Asverro Corp dhe Liminez Commerce, për të cilat “nuk ka të dhëna publike për ndonjë aktivitet tregtar”. Pas këtyre dy kompanive, sipas “Mother Jones”, qëndrojnë dy shoqëri të tjera të regjistruara në Mbretërinë e Bashkuar, “Babyonica” dhe “KF Global Management”, aksionet e të cilave zotërohen në masën 75 për qind nga dy shtetas rus, Evgeny Sheremetyev dhe Kostantin Ferulev (edhe skema e pagesave sipas “Mother Jones”/poshtë).

 

Pra sikurse shihet, edhe nëse do kishte ndonjë dyshim, ai nuk është për gjysëm milioni USD, por vetëm për 150 mijët e paguara në 24 mars 2017 nga firma ‘Biniatta Trade LP”, që ishte një kompani guackë e dy kompanive të tjera me pronarë me origjinë ruse. Po vetëm për këtë shifër të jetë ndërtuar kjo skemë dhe vetëm me kaq para do destabilizone Moska vendin tonë?

Andi Bushati:Pse duhet kjo përrallë me spiunë të Kremlinit?

Pretendimi duket qesharak. Më i mundshëm në këtë histori plot dritë hije është versioni tjetër. Që PD të ketë përfituar nga para oligarkësh shqiptarë, të cilat për t’i dërguar në SHBA tek lobuesi Nik Muzin, duhet t’i pastronte në një zinxhir guackash. Dhe njëra nga hallkat e zinxhirit mund të ketë qëlluar me pronarë rusë, që mund të hedhë hije dyshimi por që nuk është aspak një provë se PD-ja e Bashës është financuar politikisht nga Moska.

©Lapsi.al



24 Comments

  1. Basha kujtonte se e beri saliu kryetar.
    Po kjo ishte loja o idiot.
    Ty te vun aty se duhej dikush te firmoste. Dikush qe te merte urdhera, dhe pastaj ta hidhnin tutje si prezervativ.

      1. Nuk eshte faji i luldhimit ai i shkreti kos po ha ,por eshte faji i demokrateve me shkolle qe besonin te luldhimi.
        Ka akoma sot demokrat te thjesht te pafajshem qe besojn por ka dhe disa mender deputet apo intelektuhale qe mendojn se do vij luldhimi ne pushtet kjo eshte te shikosh enderr si gomari me ujkun😂😂😂

        1. Luldhimi ska shance, po as Saliu me Like floririn. Duhen njerez te rinj, te paperlyer perball Ram inceneratorit. Saliu me Like floririn, kur sben dot gje ne 30 vjet, ca do bejn tani ne pleqeri.

    1. Kjo është një lojë e ndyrë e Edvin Kristaq Ramës.
      Lul Basha nuk ka asnjë faj. Ai nuk e di që rusët i kanë dhënë dollarë PD-së.
      Me ndërhyrjen e Edvinit, rusët i kaluan PD-së 500 mijë dollarë.
      Ja të dëgjojmë dhe komentet e Namutit dhe të Gëlbazës, se nuk po ndihen fare……

    1. Me bejn per te qeshur ata qe per kete pallen, betoheshin dhe shkulnin floket. Eshte njeri me kultur europiane, ka shkollim ne shkolla te njohura.
      Po sot, te njejtet persona, shkulin flok dhe dhemb, per berishen.
      Akoma nuk po kuptojn se c po ndodh ne ate parti. Ka vite qe te pd kan plas ujrat e zeza. Dhe me e keqia nuk ka ardhe akoma.

  2. Me e forta eshte se del saliu sot.
    E thot…. Un nuk dija gje.
    Hahahahaahahaahahahahahahahahahahahaahahahahahahahahahaahahahahahahahajajajajhaah
    Oiiiiiiiiii

  3. Kur Basha dhe PD ka bo keto gjona, imagjino c’fare ka bo PS me gringot, por do ja degjojme zhurmen me vone nese bota nuk ka shkalluar.

  4. E o trim. Po kaq budalla, kaq naiv. Kaq kaqol dhe i trash.
    O TRIM. Po cili kryetar, qe ka ven saliu te pd. E ka gezuar partin! Te gjith jan rrahur poshteruar lincuar.
    Te perdori, o trim. Te lincoi, te injoroi. Dhe me si duken punet, do kesh dhe telashe te renda me drejtesin.

  5. Po te vertetohet qe L Basha dhe PD e tij ka marre para ruse te veproje ligji. Po Edvin Rames qe u rregjistru si gruaja e Bilalit me para nga Greqia,si i behet. 2 metra burri rregjistrohet si gru,vetem nje pervers si Edvin Rama mund ta beje.

    1. L. Basha dhe PD e tij!!!!!
      Kur e ka pas Lulka pd????
      Te dal njeri e te na e thot.
      Ju ka trullos plaku i qelbur me pordhet e tij. Saliu nuk hoqi asnje dit nga zoterimi i partis.
      Dhe kjo u vërtetua shtatorin e 2021.
      Po, luli mendoi ta merte partin ne shtator 2021, dhe e mbajti 6 muaj deri ne mars.
      Pra luli ishte kryetar vetem per 6 muaj. Dhe aty prap e menderosi, si gjithmon. Me falni fitoi, sic vetem ai di.

      1. Paske gdhirë pa gjumë shumë net ë, në ballkonin e plakut dhe i paske dëgjuar veç ato, që thonin dikur, mos ia dëgjo.

  6. Ca thiatro. Lum si Ram inceneratori per keta qe ka si opozit. Kur thoshin ca atehere qe PD po merr linjen Ruse, fillonin ofendiment dhe sharjet rend fare nga suflaket e Xen-Qim Pekes, te canin karin dmth. Edhe pse thoshe nje te vertet, suflaket te benin direkte ridhjeres e mavi. Te njejtat suflake sot thon, po eshte e vertet, por e ka ber Basha ama. Biles do thon e beri Basha se i tha Rama. Varet ca thot Salibani, se keta jan goja e zgjatur e Salibanit. Shyqyr qe gjeten Bashen qe merr mekatet e te gjitheve. Kur ne te vertet Basha as shurren sbente pa lejen e Salibanit. Nje veprim qe beri kunder Salibanit u leshuan salibanet e tjer me cfurqe e draper e me the te thash si ne ato luftrat mesjetare duke shqyer dyer e duke thyer xhama. Mjer populli thuaj qe mir qe i kan marr pushtetin e sovranitetin, po i kan marr edhe opoziten.

  7. Po ku bente gje Basha pa Saliun, biles, kur doli muhabeti per her te par, Saliu doli e tha jan shpifje te Rames e Sorrosit te ca alieneve e ku ta di un qe komplotojn kunder Saliut dhe Like floririt. Mir qe gjeten kujt ja fusin. Sot gezohej syri.net i Xenit se Basha nuk shkon dot ne Amerik. Hapu dhe e merre brenda se ketu paradokset e bemat nuk i len rradh njera tjetres. Gezohe Xeni se nuk shkon dot Basha ne USA; sikur Xeni dhe baben mund te shkojn. Eh po kjo.

  8. erdhi dita sot dhe Xhorxh Sorosi, ose “Mother Sorosi”, siç e quante Berisha revistën “Mother Jones” që botoi skandalin në SHBA, të bëhet i besueshëm për Sali Berishën dhe ushtarët e tij. Ata sot në një zë thonë se Lulzim Basha paska marrë pare ruse dhe ata sot janë të tronditur. Madje dhe vet Berisha beson se ashtu si lekët e “Toyota Yaris” i ndau Taulant Balla me Lulzim Bahsën, ashtu dhe këto lekët e Rusisë i ka marrë Lulzim Basha dhe s’ia ka treguar Shkëlzenit.

  9. Në nëntorin e këtij viti në SHBA do të zhvillohen zgjedhjet për Senatin e Kongresin.
    Në të gjitha mediat e botës , po komentohet lufta e ashpër politike midis midis republikanëve të Trump e demokratëve të Biden, e shoqëruar me proçese juridike për të bërë fajtor Trumpin për protestën e dhunëshme në Kapitol në 6 janar të 2021.
    Ish presidenti Trump është akuzuar se ka pasur lidhje “të ngushta” me Rusinë e Putinit, e veçanërisht në kushtet e agresionit të tij në Ukrainë, kjo është një temë tepër e ndjeshme.
    Ndërkaq harohet fakti se Trump e kishte paralajmëruar Gjermaninë , se duke u vënë krejtësisht në vartësinë e Rusisë për energjinë (gaz e naftë), do të rrezikonte jo vetëm këtë vend, por edhe gjithë BE, ashtu siç edhe ndodhi.
    Mirë Basha që paskej ngulmuar që të lobojë në SHBA për Partinë demokratike shqiptare tek republikani konservator Trump, po çfarë mender kërkonte “socialisti” Rama që kishte deklaruar i nxitur nga Sorrosi se Trumpi është “rreziku i botës” që të shkonte e të takohej me te si “gruaja e Bilalit” duke paguar për këtë një biznesmen grek që sot ndodhet në burg ?
    E gjithë kjo histori bie erë intrigash të ndyra politike alla Rama.
    Atij i intereson që në Shqipëri opozita të shkatërohet fare.
    U shfrytëzuan me zell të madh ifikosh thashethemnajat e revistës komuniste amerikane “Mother Jones” jo për të sulmuar kryetarin e opozitës shqiptare Basha, po si një akuzë për Trump që sipas saj qenka “i dashuruar” pas Putinit
    Edhe sikur firma skoceze Biniatta Trade LP, që ka lidhje me Muzinin, paskej pasur mardhënie me dy biznesmenë rusë, kjo nuk do të thotë se Basha “është paguar nga rusët”.
    Dihet tashmë se midis biznesmenëve multimilionerë rusë që kanë emigruar në Britani, ka shumë syresh që i kanë dalë kundër Putinit e bile ai i ka zhdukur disa prej tyre edhe fizikisht.
    Është tepër naive pra të identifikosh Rusinë e Putinit, me dy biznesmenë rusë që operojnë në Skoci, pa skjaruar se kush janë ata e çfarë mardhëniesh kanë me qeverinë e Putinit
    Basha ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë kontratë me firmën skoceze e aq më pak me dy “rusët” e saj, e kjo është lehtësisht e verifikueshme pasi kontratat kryhen me dokumenta të nënshkruara nga dy palët.

    Kjo histori nuk doli sot nga një “anonim” i qeverisë amerikane, por ka 5 vite , e si nuk qebka gjetur dokumenti i kontratës me “rusët” për lobim të PD në qeverinë amerikane ?
    Edhe nëse Rama tani e ka “haruar” këtë akuzë për Bashën, kjo nuk do të thotë kursesi se ai do që ta “mbrojë” ate, përkundrazi atij i intereson kacafytja mdis dy grupimeve të PD për ta shkatëruar ate krejtësisht
    Duke shfrytëzuar disa media të djathta mediokre që e sulmonin Bashën si të pa aftë e të lidhur me Ramën, ai e ka shfrytëzuar me mjeshtëri diabolike këtë , duke u paraqitur vetë publikisht si mik i tij.

    A mund të krahasohet Noka apo Ristani përsa i takon formimit juridik e ekonomik, por edh për aftësite e tjera menazhuese Bashës qoftë edhe për aftësitë oratorike të komunikimit ?
    Jo vetëm këta të dy, por edhe Berisha ndonëse ka një bagazh të lartë dijesh e intelekt të spikatur, nuk e ka aftësinë e rrjedhmërisë në të folur që ndihet dukshëm tek Basha

  10. Analisti Andi Bushati i ftuar në “Now” me Erla Mëhillin ngriti pyetjen se çfarë është më e rëndë për opozitën: të jetë kryetari non grata nga Amerika apo që dyshohet se mund të ketë marrë para nga rusët.

    Sipas tij, çështja non grata është më e rëndë.

  11. Lapsi na tregoni mediat dhe koleget qe marrin nga qeveria, rusia dhe greqia me miliona. Boll i fshehet se do dyshojme edhe te bushati me shoke!

  12. Përplasja “epike” Balla-Berisha në Kuvend, Noka i ankohet socialistit: Po leje mos u merr me të, se plak…Bushati dhe lapsi i tij mer dhe nga rusia e greqia,me raste dhe serbia cfare kerkon ti o loqe i ores 17:22

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *