• |
ide | kryesore

Berisha: Reforma territoriale, një nga dështimet më të mëdha në historinë e vendit

-Instant, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha, e ka quajtur Reformën Territoriale një prej dështimeve më të mëdha që ka nxitur punësimin partiak. Ai u shpreh se qeveria ka punësuar 50% më shumë punonjës në 61 bashki, sesa kanë qenë të punësuar në 420 bashki e komuna.

“Reforma territoriale e qeverisë aktuale është një nga dështimet madhore në historinë e vendit, dështim, i cili nxori në pah diskriminimin madhor të qytetarëve shqiptarë, pabarazinë e tyre në eksesin ndaj shërbimeve. Një ndarje territoriale kryekëput e bazuar në dëshira partiake dhe në kundërshtim flagrant me kriteret e përcaktuara nga Kongresi i Autoriteteve Rajonale të Europës, në kundërshtim të hapur me interesat e qytetarëve shqiptarë. Por kjo reformë është një dështim i madh, gjithashtu sepse ishte presupozuar që të lehtësonte barrën e administratës mbi qytetarët shqiptarë.  Rrogëtarët që këta qytetarë paguajnë për njësi vendorë. E vërteta është se nga 420 bashki e komuna, sot në 61 njësi të qeverisjes vendore, personeli, punonjësit që paguhen në këto 61 njësi janë mbi 50 përqind më shumë sesa nga ata që paguheshin në 420 njësi. Kjo reformë nuk ishte gjë tjetër vetëm reforma e punësimit partiak.” tha Berisha.

Mes të tjerash, ish-kryeministri Sali Berisha ka theksuar se Rama bëri pazare të papërgjegjshme për reformën territoriale. Por sipas tij, tanimë ata që bënë pazare me Ramën nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike.

Lexo edhe:

VOA: Reforma territoriale në Shqipëri, ekspertët dhe politika shohin nevojën për rishikim

“Në pazaret e mëparshme, siç është bërë publike, me të cilat PD sot nuk ka asnjë lidhje, me Edi Ramën ishte rënë dakord që të votohej vetingu dhe ai do lëshonte 4 bashki, të shtoheshin 4 bashki. Një pazar i papërgjegjshëm pa asnjë kriter tjetër përveç biznesit. Natyrisht, si zakonisht ky ishte një Pazar për të kaluar radhën se dje pseudomazhoranca deklaroi se nuk ka asnjë detyrim. Unë dua të falënderoj grupin e punës që ka bërë një punë shumë serioze, për të paraqitur para shqiptarëve një platformë të re të reformës territoriale.

Sot nuk mund të pretendosh në 420 njësi, por reforma me 61 bashki, në të cilën Tirana me Durrësin me 1.2 milionë, kanë gjithsej katër njësi, kurse Gjirokastra me 120 mijë banorë ka 7 njësi, kjo flet vetë. Ky është një parcelizim se si partia të sigurojë vota. Pra është një ndarje në funksion të interesave të PS-së.” tha Berisha.



19 Comments

  1. Po si ste vjen zor se tpakten robi kerkon kur ben vet dicka po ti ke ber nje mut tmadh kur ke qen n pushtet sal krimineli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *