• |
ide | kryesore

Brenda romancës së Princ William dhe Britney Spears

-Instant, Paparazzi, Slider



Së fundmi është zbuluar se Britney Spears dhe Princ William patën një romancë të shkurtër gjatë viteve 2000.Në internet po qarkullon një intervistë e këngëtares  ku tregon se ka shkëmbyer mesazhe me djalin e madh të mbretit Charles.

Ajo i tha prezantuesit të shfaqjes televizive në Mbretërinë e Bashkuar Frank Skinner në vitin 2002 për marrëdhënien e tyre, raportoi The Sun.

“Ne shkëmbyem e-mail pdhe ai duhej të vinte të më shihte diku, por nuk funksionoi.” Prezantuesi më pas pyeti: ” Princ William nuk erdhi në takim?” para se ajo të pranonte: “Po.”

Ndërkohë, biografi mbretëror Christopher Andersen ndau më parë detaje të bisedave të Britney dhe Princ William. Në librin e tij Brothers and Wives: Inside the Private Lives of William, Kate, Harry dhe Meghan, ai tregoi se si ata “u përpoqën të  lidheshin kur ishin të rinj”. Ai shkroi: “Mund të ketë pasur biseda telefonike, por nuk mbaj mend që ata të jenë takuar gjatë asaj periudhe”.

Dyshja ishin beqarë në atë kohë, por Britney më vonë filloi të takohej me Justin Timberlake.

Ajo u martua më pas me kërcimtarin , Kevin Federline. Spears u divorcua nga Kevin, me të cilin ka dy fëmijë, në vitin 2007. Tani ajo është e martuar me Sam Asghari.
Ndërsa, William u lidh me Kate Middleton, tani dukeshën e Kembrixhit, në vitin 2003.
Cifti u martua në prill 2011.Dasma e tyre u zhvillua në Westminster Abbey, me 1900 të ftuar./Lapsi.al

Princ William martohet me Kae Middleton

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *