• |
ide | kryesore

Britney Spears sjaron komentin e saj për Christina Aguilera

-Instant, Paparazzi, Slider
Britney Spears dhe Christina Aguilera



Britney Spears i është përgjigjur kritikave të ndjekësve pas komentit të saj për Christina Aguilera. Përmes Instagram, Britney shkroi në një postim se nuk ishte qëllimi i saj të lëndonte këngëtaren dhe balerinat.

“Kurrsesi nuk do bëja një kritikë për trupin e Christina. Unë thjesht kam parë shfaqjen e saj njëherë dhe vura re balerinat në skenë. Unë u frymëzova nga shfaqja e saj dhe ajo është një grua e bukur Faleminderit @xtina që më frymëzove!!!”

Spears vazhdoi të sqaronte se ajo nuk kishte për qëllim të “të ishte kritike ndaj askujt”.Përkundrazi, ajo e pa postimin e saj origjinal si “një projeksion të pasigurive me të cilat përballem gjatë gjithë kohës si rezultat i mënyrës se si prindërit e mi dhe media më kanë trajtuar”. Artistja pohoi se ajo “nuk do ta turpëronte askënd qëllimish” sepse e di se si është” të gjykohesh për pamjen e saj fizike.

“Unë luftoj me këtë për shkak të asaj se si ndihem për veten time, jo sepse e urrej se si duket dikush,” shtoi ajo.”Unë i vlerësoj të gjithë ju që jeni mirëkuptues me mua ndërsa kuptoj këtë jetë të re që po jetoj !!!”,  e mbylli Britney  postimin e saj, shoqëruar me një vizatim të dy zanave të kapur për dore./Lapsi.al

Spears postoi një postim pasditen e së hënës, ku shkruhej pjesërisht, “Nëse do të kisha kërcimtaret e Christina Aguilera, do të dukesha jashtëzakonisht  mirë”.Mesazhi i aktores së “Crossroads” erdhi së bashku me një thënie që i atribuohet Rodney Dangerfield që thoshte: “Kam gjetur se ka vetëm një mënyrë për t’u dukur i dobët: të shoqërohesh me njerëz të mbushur”.

 

Përktheu në shqip ©LAPSI.AL

Marrë nga  Page Six

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *