• |
ide | kryesore

E vërteta rreth romancës së Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio

-Instant, Paparazzi, Slider
Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio



Çifti i ri Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio e kanë zhvendosur romancën e tyre në një fazë më intime, sipas një burimi ekskluziv për Page Six. Por mesa duket ata nuk duan të nxitohen dhe aq shumë duke i dhënë kohë njëri-tjetrit.

Prej muajsh modelja 27 vjeçe dhe aktori 47 vjeçar janë afruar teksa ndodheshin në shoqërinë e miqve të përbashkët. Por tani dëgjojmë se kanë filluar të dalin në takime vetëm si dy.

Një person i brendshëm thotë se ata “kryesisht janë shoqëruar me grupe”, duke shtuar, “dhe vetëm disa herë”.

Të dy u panë së bashku të shtunën në mbrëmje në një festë ekskluzive të organizuar nga shoku i yllit të “Don’t Look Up” Richie Akiva dhe Darren Dzienciol në një papafingo në Soho.

Sipas burimit, dyshja ishin gjithashtu së bashku diku javën e kaluar, por të dy ende “po njihen me njëri-tjetrin”. Hadid dhe DiCaprio janë takuar disa herë gjatë viteve, por nuk kishte qenë kurrë romantike deri më tani.

Por thashethemet se çifti kaloi në një fazë tjeter filluan pasi u panë së bashku në hapjen e një klubi të ri. Një tjetër burim tha për Page Six se DiCaprio dhe Hadid u panë sërish bashkë në klubin e Manhattan në gusht.

Lidhja “relativisht e re” vjen jo shumë kohë pasi u zbulua se DiCaprio ishte ndarë nga, Camila Morrone, vetëm disa muaj pasi ajo mbushi 25 vjeç. Burimi  thotë se marrëdhënia thjesht kishte “ecur në rrugën e saj”.

Leonardo DiCaprio dhe Camilla Morrone gjatë një ndeshje

Ndërkohë, Hadid ka një vajzë 2-vjeçare Khai me ish të dashurin e saj, Zayn Malik. Me ose pa Hadid, ylli i “Wolf of Wall Street” “ka qenë jashtë çdo natë duke festuar”, sipas një burim.

Gigi Hadid dhe Zayn Malik

Marrë nga Page Six

Përktheu LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *