• |
ide | kryesore

Lil Nas X, Kendall Jenner kryesorët e Javës së Modës në Nju Jork

-Instant, Paparazzi, Slider



Nga Lil Nas X në pasarelën e Coach e deri te bashkëpunimi i Tommy Hilfiger me Richard Quinn. Cilat ishin gjërat kulmore të javës së modës në Nju Jork.

Muaji i modës u rikthye në Nju Jork. Pesë ditë e gjysmë shfaqje duke përfshirë Gabriela Hearst, Prabal Gurung, LaQuan Smith, Collina Strada dhe Batsheva, të organizuara në vende ikonike në të gjithë qytetin.

Drejtori kreativ i Carolina Herrera, Wes Gordon tregoi një koleksion me lule të frymëzuara nga “The Secret Garden” brenda Hotel Plaza në Manhattan. Victor Glemaud prezantoi thurje në modele të patinazhit në pistën e famshme të Rockefeller Center.

Koleksioni i Jason Wu, elegancë e pastër me fustane me rruaza dhe printime dixhitale.

Tommy Hilfiger, u bashkua me stilistin britanik Richard Quinn për një pamje moderne të Americana klasike në bregun ujor të Brooklyn, kundër horizontit të Nju Jorkut.

Shfaqja, mishte një aferë A-List, me Kris Jenner, Kourtney Kardashian, Travis Barker, John Legend dhe Kate Moss mes të pranishmëve.

Barker më vonë u bashkua me skenën për një performancë me daulle në fund gjatë procesionit përfundimtar të modeleve.

Përktheu në shqip ©LAPSI.AL

MARRË NGA CNN.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *