• |
ide | kryesore

Milan merr kryesimin e grupit: Shakhtar hap fals në Champions

-Instant, F1, Sport, Video
Champions



Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të mbrëmjes të së mërkurës në Champions League. Sukses i rëndësishëm i Milan, që mposhti 3-1 në San Siro Dinamon e Zagrebit. Skuadra e Piolit merr kryesimin e grupit dhe pret e qetë përplasjen direkte me Chelsea. Hap fals ndërkohë i Shakhtar, i ndalur në shtëpi 1-1 nga Celtic.

MILAN 3-1 DINAMO ZAGREB
Milan nuk gabon në Champions League dhe e orienton situatën e grupit në kahun e duhur. Pas barazimit me Salzburg, në turin e dytë të Grupit E, skuadra e Piolit mundi 3-1 Dinamon e Zagrebit. Me 4 pikë, kuqezinjtë ngjiten në krye të renditjes. Në San Siro në pjesën e parë kuqezinjtë bënë lojën dhe pas disa gabimeve fillestare zhbllokuan ndeshjen me penallti. Giroud u tregua i saktë në fundin e pjesës së parë (45′). Në pjesën e dytë Saelemaekers (47′) dyfishoi shifrat me një goditje me kokë, ndërsa Orsic (56′) tentoi të rihapte ndeshjen pas një magjie të Petkovic. Llogaritë nuk ishin bërë me Pobega (77′), që siguroi rezultatin me një të djathtë nën traversë.

Lexo më tej: Champions League, spostohet ndeshja Rangers-Napoli: policia nuk e merr përsipër sigurinë

SHAKHTAR DONETSK 1-1 CELTIC
Ndalon në ndeshjen në shtëpi Shakhtar Donetsk, në një gjysëm hap fals në raundin e dytë të Champions. Ukrainasit, pasi kishin fituar 1-4 në Gjermani me Lepzig, nuk shkojnë përtej 1-1. Celtic arriti të rezistojë, edhe falë një autogoli të shpejtë të Bondarenkos (10′). Rezultati u komplikua, por Shakhtar arriti të barazojë në 29′ me Mudryk, me asistin e Sudakov. Katër pikë për Shakhtar, që humbi mundësinë të ishte me pikë të plota, ndërsa skocezët mbeten me 1.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *