• |
ide | kryesore

Muller luante ndaj Barcelonës, hajdutët i zhvatën 500 mijë euro

-Instant, Sport



Sulmuesi i Bayern Mynih, Thomas Muller, pësoi një grabitje në shtëpinë e tij teksa ishte në fushë në Allianz Arena. Ai ishte i impenjuar kundër Barcelonës, në ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve. Një surprizë e keqe për Muller, pikërisht në ditëlindjen e tij të 33-të.

Policia, në komunikatën e saj, tha se në një vilë në Otterfing, një fshat në jug të Mynihut, ka ndodhur një grabitje. Janë vjedhur para, bizhuteri dhe sende me vlerë, për një shumë prej rreth 500 mijë euro. Policia nuk ka bërë të ditur identitetin e pronarit. Por sipas gazetës së njohur gjermane Bild, vila është e sulmuesit bavarez, Muller.

Ndonëse policët kanë mbërritur vetëm pak minuta pas vjedhjes, dy hajdutët kanë arritur të arratisen dhe për momentin, pavarësisht nga kërkimet, i kanë humbur gjurmët.

Bayern Mynih rikonfirmoi epërsinë në grupin e Champions falë rezultatit 2-0 ndaj Barcelonës. Fitorja u sigurua vetëm në pjesën e dytë dhe pas një fraksioni të parë në të cilën blaugranat shkuan disa herë pranë avantazhit. Sfida u vendos brenda katër minutave në pjesën e dytë. Goditja nga këndi e Kimmich gjeti saktë Lucas Hernandez, që ndëshkoi mbrojtjen e palëvizshme blaugrana. Nuk ishte pa faj edhe Ter Stegen. Në minutën e 54′, erdhi 2-0 që mbylli ndeshjen. Pas një aksioni të shkëlqyer i gjithi me një takim, Sané shmangu portierit me një prekje delikate me të majtën. Bayern ia del dhe ngjitet në 6 pikë, duke lënë Barcelonën me 3.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *