• |
ide | kryesore

Shqipëria, zyrtarizohet miqësorja e dytë para Botërorit

-Instant, Sport
shqiperia



Kosova ishte një mundësi që kishte marrë kuota të shumta, si ndeshje miqësore përpara kampionatit botëror në Katar. Gjërat kanë ndryshuar. Shqipëria do të luajë kundër Arabisë Saudite, e konfirmuar kjo nga Federata Shqiptare e Futbollit. Ndeshja do të zhvillohet më 26 tetor 2022, pas sfidës tjetër miqësore të programuar kundër Italisë.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se është arritur marrëveshja me Federatën e Futbollit të Arabisë Saudite. Ndeshja do  të luhet në qytetin e Abu Dabit, në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ndërkaq, ora dhe stadiumi ku do të luhet kjo miqësore mbeten ende për t’u përcaktuar pas diskutimeve finale mes dy federatave. Kjo do të jetë ndeshja e parë në histori mes Shqipërisë dhe Arabisë Saudite.

Në muajt e ardhshëm deri në fillimin e Botërorit “Katar 2022”, Shqipëria do të luajë edhe miqësore të tjera. FSHF po punon për të zyrtarizuar edhe rivalët e radhës.

Në muajin shtator, Kombëtarja shqiptare do të luajë dy përballjet e fundit të grupit në UEFA Nations League. Më 24 shtator kuqezinjtë përballen në transfertë me Izraelin, ndërsa më 27 shtator do të presim Islandën në stadiumin “Air Albania” të Tiranës. Më pas do të jetë radha e ndeshjeve miqësore.

Lexo më tej: Malta me tre skuadra në raundin 3, Shqipëria me asnjë: shtatë humbje, tre barazime e dy fitore, bilanci europian 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *