• |
ide | kryesore

Basha mohon lajmin: Nuk kemi marrë para ruse

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
atentat



Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së zyrtarit të SHBA se Rusia ka financuar këtë parti politike me 500 mijë dollarë në vitin 2017. Ish-kryedemokrati Basha shprehet se PD “nuk ka marrë kurrë asnjë financim të huaj e aq më pak me burim rus”. 

Lexo më tej: SHBA: Rusia financoi me 500 mijë dollarë PD-në më 2017 

Basha thotë se si u reagua pas qarkullimit në media të pretendimeve se PD ka marrë para ruse. PD i kërkoi zyrtarisht drejtësisë hetimin e këtyre akuzave. Basha shtoi se PD bashkëpunoi plotësisht me drejtësinë e cila hodhi poshtë çdo pretendim për financime të huaja.

“Partia Demokratike nuk ka marrë kurrë asnjë financim të huaj e aq më pak me burim rus. Kur pretendime të tilla u qarkulluan në disa media, Partia Demokratike i kërkoi zyrtarisht drejtësisë hetimin e këtyre akuzave dhe bashkëpunoi plotësisht me drejtësinë e cila hodhi poshtë çdo pretendim për financime të huaja. Ne jemi krenarë për partneritetin e palëkundur me aleatin tonë strategjik, SHBA dhe të vendosur të ecim përpara në krah të aleatëve tanë euro-atlantikë për konsolidimin e vlerave perëndimore dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, deklaron Lulzim Basha në Twitter.

Lajmi nga SHBA 

Rusia ka dhënë fshehurazi mbi 300 milionë dollarë për parti politike dhe kandidatë në dhjetëra vende, që nga viti 2014.  Presidenti Putin është angazhuar në financim të fshehtë politik në mbarë botën, sipas një zyrtari të lartë amerikan.

Sipas zyrtarit që foli me median, ky është përfundimi në të cilin arrin një raport i komunitetit amerikan të zbulimit. Raporti ka analizuar financimet e Rusisë “në mbi 24 vende gjatë viteve të fundit në një përpjekje për të manipuluar demokracitë nga brenda”.

Sipas një burimi me njohuri mbi raportin amerikan të zbulimit, Shqipëria është një nga këto vende ku janë futur para ruse.

“Në Shqipëri, Rusia i dha rreth gjysmë milioni dollarë Partisë Demokratike në 2017 përmes kompanive fantazëm”. Kështu tha burimi i qeverisë amerikane.

 



13 Comments

  1. I shkreti Basha vrau babanë e kujtoi se do shpëtonte.
    Ah sa të vegjël jeni ju politikanët shqiptarë para amerikës,secili nga ju do ta paguajë ça i ka bo këtij vendi.

  2. Basha ka te drejte. Ai nuk ka marre rubla, por 500 mije dollare amerikane nga Rusia permes nje guacke ne Skoci. Kete here ka thene nje gjysme te vertete…

    1. Ja futi vetes… Se kujtonte se ishte kryetar. Ketej merte urdhera nga saliu. Po firmoste me doren e tij. Saliu e lozi bukur, me kete birbon. Saliu bente lidhjet, ky palla firmoste.

  3. Skenari i zgjedhjeve erdhi i gatshem: 2 kompani hebreje, nje per Ramen e tjetra per Bashen bene regjine e daljes ne mitingje, por duke patur parasysh qe Rama kishte avantazh ne oratori, Bashen e udhezuan te dale vetem.

    Fundja keshtu maten politikanet, se po te dilte Berisha nuk dihej rezultati, i cili ishte paracaktuar.

    Rama vajti ne Vlore dhe e shpalli numrin e deputeteve qe do merrte, madje e shkrojti ne leter ne sy te 10 burrave te zamanit…

    Basha luajti figurantin e opozites dhe une e besoj qe edhe kete 500 mije dollaresh e kane marre skenaristet dhe 2 regjisoret e zgjedhjeve, se Lulit te vocërr i mjaftonte karrigia e kreut te “opozites”.

    A do te perseritet historia?!

  4. Basha te shkoje ne te semes, po gruaja e Bilalit Eda Rama si do ja beje???!!!!! I shkuan parate nga Greqia. Apo e kane harruar patronazhistet. Bilali u denua me 2 vjet burg. Tregohuni pak mirenjohes kurva rilindase.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *