• |
ide | kryesore

Pas pauzës në nder të Mbretëreshës, The Crown rinis xhirimet

-Instant, Paparazzi, Slider



“The Crown” ka nisur sërish xhirimet për sezonin e ri.Pas ndarjes nga jeta të mbretëreshës, skenaristi, Netflix Peter Morgan i tha Deadline se ai priste që xhirimet do të ndalonin “për respekt” për Madhërinë e Saj.

Prodhuesit konfirmuan për CNN se prodhimi u ndërpre më, 9 shtator.“Në shenjë respekti, xhirimet në ‘The Crown’ u pezulluan sot. Xhirimet gjithashtu do të pezullohen në ditën e funeralit të Mbretëreshës”, thanë producentët në një deklaratë për CNN.

Elizabeth Debicki, e cila do të portretizojë Princeshën Diana, u pa së fundmi duke filmuar në Barcelonë. Sipas fotografive të marra nga Daily Mail,Debicki po xhironte skenë ku Diana u takua me njerëzit që humbën të dashurit nga minat në Bosnje.

Elizabeth Debicki ne rolin e Princeshe Diana Mbreteresha Elizabeth e portretizuar  ne serialin The Crown

Princesha Diana ishte një aktiviste për një kohë të gjatë për të mbijetuarit nga minat tokësore. Ajo luajti një rol të madh në miratimin e Traktatit Ndërkombëtar të Ndalimit të Minave në 1997.

Pas vdekjes së Madhërisë së Saj, shumë njerëz janë tërhequr nga seritë e Netflix. Shikueshmëria e “The Crown” u rrit  më shumë se 800% në Mbretërinë e Bashkuar në krahasim me periudhën e mëparshme sipas Guardian.Kasti aktualisht po xhiron sezonin e gjashtë dhe të fundit të “The Crown”, i cili pritet të dalë në vitin 2023.

LEXO EDHE:https://lapsi.al/2022/09/08/ndahet-nga-jeta-mbreteresha-elisabeth-ii/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *