• |
ide | kryesore

Shqipëria miraton marrëveshjen për heqjen e vizave me Kazakistanin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
qeveria, vizat, kazakistan, marreveshje



Këshilli i ministrave të republikës së Shqipërisë ka ndërmarrë një marrëveshje me qeverinë e republikës së Kazakistanit, për përjashtimin e ndërsjellë të kërkesave për viza. Kështu, qeveria ka vendosur që kërkesat për vizë për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit të shfuqizohet.

Vendimi i qeverisë:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave vendosi:

1. Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kazakistanit, për përjashtimin e ndërsjellë të kërkesave për viza, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Vendimi nr.720, datë 2.9.2015, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kazakistanit, për përjashtimin nga kërkesat për vizë për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit”, shfuqizohet. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *