• |
ide | kryesore

Takimi urgjent me Ramën në Tiranë/ Albin Kurti zbardh bisedën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
kurti



Albin Kurti foli sot për takimin që mbajti dje me homologun e tij Edi Rama në Tiranë.

Kurti të martën doli urgjent nga një konferenca për media për t’u nisur drejt Tiranës për takim me Edi Ramën.

“Takimi i djeshëm ka qenë një drekë pune, ka qenë një takim i nevojshëm. E para është siguria kibernetike, kjo ka qenë tema e parë. Ne jemi takuar për të diskutuar për sulmet me të cilat janë përballur dhe për krizat energjetike”, deklaroi Kurti.

“Siguria kibernetike ishte tema e parë, pasi isha shumë i interesuar të marr vesh sa më shumë për përvojën e tyre nga sulmet që kanë pasur”, u shpreh kryeministri.

Kryeministri shpjegoi se me Ramën ka diskutuar për bashkëpunimin energjetik. Dimrit Shqipëria t’i japë energji Kosovës, dhe në verë e anasjellta.

“Përgatitjet në dritën e rifillimit të procesit të Berlinit, sepse ju e dini që takimet e mëhershme të procesit të Berlinit janë bërë nga Angela Merkel, e tash do të bëhen nga kancelari i ri”, ka thënë Kurti.

“Ka shumë punë të ekipeve tona dhe shumë bashkëpunim paraprak”, ka treguar kryeministri i Kosovës.

Lexo më tej: Foto/Albin Kurti niset urgjent për në Tiranë, takim sekret me Ramën në vilën qeveritare 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *