• |
ide | kryesore

Turne për rënien e ndeshje veri-jug: Boehly tallet nga Klopp

-Instant, Sport



Pas lamtumirës së detyruar të Roman Abramovic, Chelsea kaloi në duar amerikane të 49-vjeçarit Todd Boehly. Sipërmarrësi u bë protagonist i një merkatoje faraonike. Shifrat e shpenzuara për lojtarët e blerë, u konsideruan të tepruara. Sikur mos mjaftojë, pas vetëm një muaji nga fillimi i kampionatit u shkarkua trajneri Thomas Tuchel. Boehly ka shumë ide në mendje, dhe jo vetëm në lidhje me Chelsean e tij. Numri 1 i klubit propozon një turne për rënien nga kayegoria dhe një model të stilit të basketbollit amerikan All Star Game. Ide që jo të gjithëve i pëlqejnë.

Ai ka vetëm disa muaj në krye të Chelsea, por Todd Boehly dëshiron të sjellë shumë të reja dhe jo vetëm për klubin londinez. Nga një mini-turne mes katër të fundit të Premier League për të vendosur tre skuadrat e rëna te një ndeshje “North vs Jug Premier League All-Star Game”. Kjo ndeshje do të përfshinte lojtarët e ekipeve të Liverpool dhe Manchester në njërën ana e në tjetrën ato të klubeve londineze. “Shpresoj që Premier do të mësojë nga sporti amerikan në lidhje me menaxhimin dhe promovimin. Mund të bënim gjithashtu një All Star Game. Njerëzit thonë se duhen më shumë para. All Star Game i Mlb në Los Angeles solli 200 milionë dollarë. Ne mund t’i japim futbollit atë që i nevojitet”.

REAGIMI I KLOPP

Propozime, veçanërisht ai që ka të bëjë me All Star Game, të cilat Jurgen Klopp i hodhi poshtë: “Kur të gjeni një datë për ta bërë, më telefononi”, tha me ironi tekniku i Liverpool. “E harrojnë se në SHBA sporti ndalon për 4 muaj, kështu që ata janë shumë të lumtur të bëjnë ndonjë ndeshje gjatë këtyre ndalesave. Në futboll është krejtësisht ndryshe. E pastaj çfarë tjetër? Të sjellim këtu Harlem Globetrotters dhe t’i lëmë të luajnë në një ekip futbolli?”, u përgjigj ai i zemëruar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *