• |
ide | kryesore

Ursula von der Leyen: Putin është duke nxitur krizën ushqimore

-Instant, Lajme, Planet
Leyen



“Putini ka nxitur krizën ushqimore”. Kështu ka deklaruar Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, duke theksuar se Europa dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara po punojnë për t’i dhënë fund situatës.

“Asnjë nga sanksionet tona nuk e ka penguar Rusinë të eksportojë ushqime dhe plehra në vendet e cënueshme. Ne duhet ta themi vazhdimisht këtë gjë sepse është e vërtetë ndërsa Rusia po thotë të kundertën, që është e gjitha një gënjeshtër, “ tha von der Leyen.

Lexo edhe:

OKB: Kriza ushqimore mund të zgjasë me vite

Presidentja e Komisionit Europian theksoi se më shumë se dhjetë milionë tonë drithë janë larguar nga portet e Ukrainës.

Ajo tha gjithashtu se 30% e eksporteve të grurit të Ukrainës janë dërguar në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Bëhet fjalë për vende si Afrika, Lindje e Mesme dhe Azia. “Pra, janë drithërat ukrainase që bënë që çmimet të bien përsëri,” vuri në dukje ajo.



2 Comments

  1. Po si moj Urshurra po sikur e bllokuat me sanksione Rusine apo jo,po ndodh e kunderta me sa duket,krize energjitike,produktet ushqimore me cmime te larta,dhurate nga Amerika per Europen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *