Lidhur me nivelin e dytë, PD i përmbahet konceptit europian të rajoneve. Rajonet do të garantojnë një harmonizim të zhvillimit makro. PD me këtë draft ka një opsion për Tiranën ndryshe nga forcat e tjera politike. PD është për një qytet metropolitan, një Tiranë me 14 bashki të vogla. Kurse politikat qëndore do ti luajë bashkia kryesore që do të jetë ajo e Tiranës.

Në Korçë kanë qenë 6 bashki, propozimi është 10, ku janë shtuar Leskoviku, Vithkuq, Voskopojë dhe Pojan.

Në Vlorë nga 7 bashki janë propozuar 11, ku është shtuar Orikumi, Novosela, Lumi i Vlorës (Amantia) dhe Ksamili.

Berati nga 7 bashki bëhet me 9, janë shtuar Shpiragu dhe Otllaku.

Në Fier nga 6 bëhen 12, shtohen Golem, Ardenicë, Levan, Cakran, Fratar.

Në Elbasan nga 7 bëhen 10, shtohen Shpati, Bradasheshi.

Në Tiranë nga 5 bëhen 9, shtohen Ndroqi, Petrela, Kashari, Dajti. Gjithashtu edhe 11 minibashkitë të kalojnë në Bashki.

Në Kurbin nga 1 bëhen 2, shtohet Mamurrasi.

Në Durrës nga 3 bëhen 4, është shtuar Sukthi. 

Kukës nga 3 bëhen 5.” – u shpreh Asllani.

Lexo më tej: Berisha: Reforma territoriale, një nga dështimet më të mëdha në historinë e vendit