• |
ide | kryesore

Arabia Saudite, ofertë e çmendur: 138 milionë euro për të marrë Superkupën italiane

-Instant, Sport



Maxi-ofertë nga Arabia Saudite për Lega Serie A për Superkupën e Italisë. Sipas asaj që raportohet nga MF-Milano Finanza, Lega-s i është prezantuar një propozim imponues prej 138 milionë euro, që trefishon në fakt kontratën aktuale. Bëhet fjalë për një marrëveshje gjashtëvjeçare, deri në 2028/29, praktikisht 23 milionë neto në sezon. Për më tepër shteti pritës, Arabia Saudite, do të paguante shpenzimet e udhëtimit dhe të akomodimit. E kjo do të ishte një vlerë praktikisht tre herë më e lartë se 8 milionët e kontratës aktuale.

Lexo më tej: FSHF imiton Italinë, Superkupa në dhjetor: miratohen datat e nisjes së kompeticioneve kombëtare

Oferta lidhet me formatin e ri të kompeticionit, që parashikon një turne me katër ekipe, të ngjashëm me atë të organizuar nga Spanja. Pjesëmarrës do të ishin dy të parët e renditur në Serie A dhe dy finalistët e Kupës së Italisë. Turneu do të zhvillohet me tre ndeshje, dy gjysmëfinale dhe një finale. Skuadra fituese ose një nga pjesëmarrësit e tjerë do të përballet pastaj me klubin fitues të Superkupës së Arabisë Saudite.

Një delegacion i Lega Serie A, i drejtuar nga Luigi De Siervo, pritet në Riad në ditët në vijim për të negociuar me përfaqësuesit e Selës. Kjo, për të tentuar të përmirësojë kushtet e kontratës, duke rritur më tej një ofertë monstruoze.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *