• |
ide | kryesore

Billie Eilish zbulon detaje nga takimi me familjen mbretërore

-Instant, Paparazzi, Slider
Billie Eilish dhe Kate Middleton gjate premieres No Time To Die



Billie Eilish ka folur së fundmi për takimin e saj me familjen mbretërore në premierën e filmit “No Time To Die”.Në emisionin e radios australiane të Nova-s “Fitzy & Wippa”, këngëtarja  pranoi se studioi protokollin mbretëror  për t’iu drejtuar familjes mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar – duke përfshirë komunikimin, mos shtrëngimin e duarve.

“Isha shumë e shqetësuar për këtë,” pranoi Eilish.

Billie Eilish dhe Princ William

Po, kur ajo ishte në prani të princit të atëhershëm Charles, Camilla Parker Bowles, Princit William dhe Kate Middleton, Billie papritmas harroi gjithçka që kishte mësuar.

“Ata hynë të gjithë brenda dhe thanë: ‘Çfarë ka? Si jeni? Si po shkon?’ Dhe unë thashë, ‘O Zot’”, kujtoi Eilish.

Këngëtarja e “Bad Guy” u befasua kur pa se sa “normalë” ishin mbretërit.

“Ata ishin shumë të këndshëm dhe simpatikë,” u shpreh ajo.

Billie  mori pjesë në premierën e filmit James Bond me vëllain e saj, Finneas, pasi bashkë-shkruan këngën tematike për filmin.Eilish u fotografua duke shtrënguar duart me Kate, tashmë princeshën e Uellsit dhe duke ndarë një moment të ëmbël me Mbretin tani Charles III.

Charles u bë mbret menjëherë pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *