• |
ide | kryesore

Eminem flet për zënkën me Snoop Dogg

-Instant, Paparazzi, Slider



Eminem ka folur së fundmi për zënkën e tij me Snoop Dogg. Reperi ka zbuluar se dyshja u pajtua pasi bashkëpunëtori i tyre i ngushtë Dr. Dre pësoi një aneurizëm të trurit vitin e kaluar.

“Ne thamë: ‘Vëlla, kjo është marrëzi. Është budallallëk të grindesh tani”, shpjegoi reperi i “Lose Yourself” në “Paul Pod: Curtain Call 2” .

Eminem shtoi se nuk mbante mend se kush i telefonoi kujt për të nisur bisedën, por tha se të dy ranë dakord se kishte ardhur koha t’i jepnin fund mosmarrëveshjeve.

“Mendoj se kishte një keqkomunikim në atë kohë në lidhje me albumin tim ‘The Mathers LP’, ‘Bitch Please II’,” kujtoi Eminem.

“Ai donte të bënte një këngë me mua , të merrte pjesë në album”. Por. bashkëpunimi nuk arriti të realizohej dhe Snoop nuk e priti mirë këtë gjë.

Megjithatë, sapo Dre u shtrua në spital, të dy lanë pas të shkuarën.

“”Style Doggy” më ndryshoi jetën,” deklaroi Eminem për albumin e Snoop të vitit 1993.

Dr Dre bashke me Snoop Dogg dhe Eminem

Dre, u shtrua në spital në Cedars-Sinai në janar 2021. Teksa u shërua, manjati i muzikës i tha Page Six në një deklaratë se ai ” ishte në gjendje të mirë shëndetësore”.

“Faleminderit familjes, miqve dhe fansave të mi për interesimin dhe urimet e tyre. Së shpejti do të dal nga spitali dhe do të kthehem në shtëpi. Faleminderit të gjithë stafit mjekësor në Cedars”, u shpreh artisti.

Një vit më vonë, Dre, Snoop dhe Eminem u bashkuan me Mary J. Blige, 50 Cent dhe Kendrick Lamar për të performuar në shfaqjen e pjesës së parë të Super Bowl.

Përktheu: Lapsi.al
Marrë nga: Page Six

Lexo Edhe:

Dr Dre zbulon detaje rreth aneurizmës së trurit: Mendonin se do vdisja



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *