• |
ide | kryesore

Video/ Lazio turpërohet në Danimarkë: në Tiraspol ‘sherifi’ është Ronaldo

-Instant, F1, Sport, Video
Lazio



Spektakël e gola në Europa League. 27 gola janë shënuar në 8 ndeshjet e para të raundit të dytë të kompeticionit, 12 nga të cilat në dy ndeshjet e grupit F. Shembet Lazio në Danimarkë, me Midtjylland që i jep një leksion të fortë Sarrit. Feyenoord shënon madje 6 në portën e fatkeqit Sturm Graz. Fitore edhe për Manchester United, që grabit Sheriff në Moldavi me golat e Sancho e Ronaldos.

Pas humbjes në debutim, Manchester United zhbllokohet edhe në Europa League. Sancho dhe Cristiano Ronaldo nënshkruan 2-0 përballë Sheriff. Po në grupin E, Real Sociedad buzëqesh: 2-1 ndaj Omonias. Skenari përmbyset në grupin e Lazios e shkundur keq nga Midtjylland. Feyenoord mund 6-0 Sturm Graz e të gjitha skuadrat janë me nga tre pikë. Shemben francezet: Monaco mposhtet nga Ferencvaros (1-0), Nantes del e dërrmuar nga sfida me Qarabag (3-0). Fitore ndërkohë për Trabzonspor dhe Freiburg.

E pabesueshme ajo që ndodhi me Lazion e Hysajt. Bardhekaltrit fundosen në ndeshjen e dytë të Europa League. Pas rezultatit 4-2 ndaj Feyenoord, djemtë e Sarri janë mposhtur 5-1 nga Midtjylland. Një mbrëmje makthi për italianët në MCH Arena. Pas një fillimi të ekuilibruar, danezët shënuan dy gola në katër minuta me Paulinhon (26′) dhe Kaba (30′). Lazio nuk arriti të reagojë dhe diferenca u bë e frikshme në pjesën e dytë. Trisin e vendasve e shënoi me penallti Evander (52′), më pas Milinkovic Savic (57′) ringjalli shpresat, por Isaksen (67′) dhe Sviatchenko (72′) mbyllën rezultatin.

Europa League

Group E
FC Sheriff 0-2 Manchester United
Real Sociedad 2-1 Omonia Nicosia
Group F
FC Midtjylland 5-1 Lazio
Feyenoord 6-0 Sturm Graz
Group G
Olympiacos 0-3 Freiburg
Qarabag FK 3-0 Nantes
Group H
Monaco 0-1 Ferencvaros
Trabzonspor 2-1 FK Crvena Zvezda



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *