• |
ide | kryesore

Minutë heshtje e flamuj në gjysëmshtizë: Premier nderon Mbretëreshën

-Instant, Sport
Premier



Pas shtyrjes së javës së kaluar, Premier League është gati të kthehet në fushë. Do ta bëjë këtë fundjavë dhe ka dhënë edhe indikacione se si do të nderohet e ndjera Mbretëresha Elizabeth II. “Të gjitha ndeshjet e Premier League të planifikuara ndërmjet të premtes 16 dhe të dielës 18 shtator do të ofrojnë mundësinë për Ligën, klubet dhe tifozët që të bashkohen për të nderuar Madhërinë e Saj Mbretëreshës Elizabeth II, duke nderuar jetën dhe kontributin e saj të jashtëzakonshëm për kombin dhe botën. – thuhet në deklaratë .

“Tifozëve do t’u kërkohet të mbajnë një minutë heshtje. Pas kësaj do të jetë himni kombëtar “God Save The King.” Ekranet e mëdha dhe panelet rrethuese LED do të tregojnë imazhe të Madhërisë së Saj. Flamujt e stadiumeve do të valëviten në gjysmështizë. Kur ora të arrijë në minutën e 70-të, tifozët do të luten të duartrokasin 70 vitet e mbretërimit të Mbretëreshës.”

Lexo më tej: Protestë e tifozëve të Bayern, ndaj UEFA-s: “Respektoni tifozët”

Premier League nuk zbriti në fushë fundjavën e kaluar, pas ndarjes nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth në moshën 96-vjeçare. Në Angli, në fakt, u mbajt një periudhë zie prej 10 ditësh, deri në ceremoninë funerale, e çdo ngjarje sportive u shty sipas protokollit.

Kampionati anglez, për edhe ndeshje të skuadrave britanike në Europë, u ndalën ose u shtynë për të respektuar largimin nga jeta të mbretëreshës. Në program ishte super-ndeshja Manchester City-Tottenham, e shtyrë gjithashtu. Edhe në Champions, Rangers doli në fushë 24 orë më vonë nga sa ishte parashikuar, për të luajtur kundër Napolit. Sfida pastaj përfundoi me fitoren e italianëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *