• |
ide | kryesore

Osmani takon kanceralin gjerman, kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Gjatë qëndrimit të saj në Gjermani, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka takuar kancelarin gjerman Olaf Scholz, me të cilin se ka diskutuar për t’i dhënë shtytje finale liberalizimit të vizave për Kosovën.


Osmani, në një njoftim zyrtar, ka thënë se kancelarit Scholz ia ka rikonfirmuar përkushtimin e Kosovës për paqe, siguri dhe stabilitet në rajon dhe Evropë.


“Sot në Potsdam, diskutim me Kancelarin Scholz, për t’i dhënë shtytjen finale procesit të liberalizimit të vizave. Rikonfirmova përkushtimin tonë të plotë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe Evropë si dhe për koordinim të ngushtë me aleatët sa i përket dialogut Kosovë-Serbi”, ka shkruar ajo.

Ajo, në emër të Kosovës, ka shprehur mirënjohjen e saj për mbështetjen e vazhdueshme nga Gjermania.

“Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë dhe për miqësinë të cilën ne do të vazhdojmë ta forcojmë”, ka njoftuar ajo.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu e shoqëruar nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schëarz, është duke marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare për demokracinë dhe lirinë e mediave, Kolokiumi M100 Sanssouci (Potsdam/Gjermani).

Në fjalën e saj në konferencë, Osmani ka bërë thirrje për përkrahjen e Republikës së Kosovës për anëtarësim në organizata rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe për urgjencën e përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.


2 Comments

  1. o gazetari “pordhi kali” po meqe kancelarin e bere kanceralin ,
    do ishte me mire fare qe , ta kishe bere kancekarin , keshtu te pakten
    do te merrej si batute.
    O e shkreta Shqipni per “intelektualet” qe ka , as shqip s’dine te shkruajne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.