• |
ide | kryesore

Pedagogët dalin në protestë, kërkojnë rritjen e pagave

-Instant, Lajme, Të fundit
protestë



Kriza e rritjes së çmimeve ka prekur edhe arsimin. Për këtë arsye pedagogët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës dolën sot në protestë.

Ata kërkojnë rritje pagash, ndërsa paralajmërojnë se do të bojkotojnë mësimin deri në plotësimin e kërkesave.

Pedagogët kërkojnë që pagat e tyre të arrijnë nivelin e pagave të pedagogëve në rajon.

“Nuk janë si ato paralajmërimet kineze. Është një paralajmërim serioz në të cilën ne do ua tregojmë pse u thirrëm sot. Ka 18 vite që pedagogët nëpërkëmben, që rroga e tyre ka ngelur aq sa ka qenë. Natyrshëm ju pyesni pse e zgjodhëm këtë datë. Ne dolëm sot sepse kemi disa vite ku nuk na dëgjohet fjala. Në fund të majit vendosëm që protestën ta bënim në qershor por nuk donim të pengonim studentët për t’u diplomuar.

Lexo edhe:

Paketa anti-krizë, Ibrahimaj: Pagat do të rriten me 7% në sektorin publik

Shumë prej jush e mbani mend takimin me Spiropalin, e cila organizoi një takim a thua ti se aty kishte mbaruar çdo gjë. E kam marrë fjalën dhe i kam kërkuar vetëm një gjë, këtë patronazhin me ministrinë e Mjedisit si e ke organizuar. Kanë kaluar më shumë se 3 vite dhe unë nuk di që një projekt i ministrisë së Mjedisit të ketë ardhur.

Kryeministri në vend që të vinte të fliste për problemet e universitetit, së bashku me Spiropalin thonin, shumë bukur jeni veshur. Po dal përpara dhe po i them, zonjë sot si jam veshur? Ju thirrëm sot për t’ju thënë se kjo protestë nuk ka dalë nga hiçi, kemi 5 vite që i kemi dërguar një peticion qeverisë. Sot kemi takim me ministrinë e Arsimit dhe aty do vendosim nëse do e vazhdojmë apo jo. Nëse nuk merret asnjë masë ne do vazhdojmë protesta nëpër të gjitha universitetet për të protestuar. Nëse 5 tetorit, qeveria nuk hyn në diskutime, do të ftohet stafi akademik në bojkotimin e fillimit të mësimit në 17 tetor të vitit 2022. Le të kujtohet kjo qeveri e majtë që është e para që nuk e fillon vitin e ri akademik”– u shpreh njëri prej pedagogëve.



4 Comments

  1. Doni para me shume, atehere, shkoni punesohuni ne privat sepse ju me te vertete jeni sherbetore te parase dhe jo te dijes, o fermere te injorances, o vrases te dijes, o rryshfetxhinje, o delenxhinje qe rripni studentet e mjere, o matrapaze diplomash, o simbole te antivleres, KAQ!

    1. Ti ke te drejte por ne anen tjeter te ruajme ata paj intelektuale qe na kane mbetur se keshtu si po e katansis Shqiperine Edi Rama,sdo kemi me as pedagog,dhe ne vend te tyre do veme patrozhanistet,apo kasapet e kafsheve ne vend te mjekeve,se po ikin te gjithe

  2. PRANDAJ SKE ME MESUES , AS MJEKE AS INFERMIERE SE KANE IK JASHTE O PLEHRE E NDYRE, O NJERI PA DINJITET SEPSE ME SHUME MARRIN MINJTE E HALEVE SESA MESUESIT DHE PEDAGOGET. PTU FARE E NDYRE

  3. E meritojne te marrin me shume por mendoj qe paga tu rritet pasi te behet vleresimi i pasurise se ture. Se me keto rroga te vogla pedagoget jene bere me vila, dyqane dhe makina luksoze, ndersa mesuesit e thjeshte kush ka trasheguar ndonje apartament nga prinderit mire ndryshe me qera jetojne ose jane te zhytur ne kredi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *