• |
ide | kryesore

Pedagogët në protestë: Rritje page, ose bojkotojmë mësimin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
pedagogët



Pedagogët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Tiranës kanë dalë sot në protestë përpara godinës së universitetit, ndërsa kërkojnë rritje page.

Pedagogët njëzëri kanë paralajmëruar bojkot të procesit mësimor, nëse nuk plotësohet kërkesa e tyre të nisura me peticion.

“Vetëm për pagën asgjë tjetër, duam pagën se të gjithëve u rriten, mjekësia u rritet, mësuesve e na del që samari është më i shtrenjtë se kali. Ne i nxjerrim studentët ata kanë dyfishin e rrogës tonë, hallall, po dhe ne duam pagën asgjë tjetër. Normal që do e ndërpresim procesin mësimor kemi që në 2005 pa rritje page. Ne duam pagën”, tha një laburant i Shkencave të Natyrës.

Lexo më tej: Paketa anti-krizë, Ibrahimaj: Pagat do të rriten me 7% në sektorin publik 

Protesta e sotme erdhi pasi nuk ka pasur asnjë reagim ndaj peticionit në lidhje me kërkesat e tyre.

Ndërkohë u zbardhën nëntë kërkesat e pedagogëve drejtuar Ramës dhe ministres së Arsimit dhe Sportit Evis Kushi.

Mësohet se në peticion kërkohet të arrihet niveli i pagave të Universiteteve publike të Kosovës, brenda dy viteve. Me rritje 30% në tetor 2022 dhe 20 % në Tetor 2023.

Ndër të tjera SPUSH thekson se është i bindur se çështjet e renditura janë vetëm një pjesë e problematikës me të cilën përballen Universitetet Publike shqiptare sot.

 



3 Comments

  1. Cfare kerkojne keta kusare, keta rryshfetxhinje, keta te pa afte qe i japin diploma kungujve gjysenanalfabete, keta vrases te dijes, doni me shume para shkoni punoni ne privat, KAQ!

    1. Vdekshin idiotët, parrazitët, patronazhistët dhe neokomunistët! thotë:

      Edhe po tjua 3 fishosh pagën, një pjesë e mirë e pedagogëve prapë maskarenj, të paaftë e çedukues do të mbeten.

  2. Eshte e vertete qe studentet e tyre marrin rroga 2-3 here me teper se sa profesoret POR sepse atyre ua jep tregu dhe jo shteti!
    Nese vertete profesoret duan rroga me te larte atehere le te dalin ne treg privat dhe te shohin se sa u vlen lekura!
    Por sec kam nje pershtypje se shumica e tyre jane te pa afte dhe askush nuk do ti merrte ne pune!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *