• |
ide | kryesore

Prej 7 ditësh e zhdukur, dyshohet për rrëmbim të shqiptares në Greqi

-Instant, Lajme, Të fundit
7 ditësh

Një 14-vjeçare rezulton e zhdukur që prej 7 ditësh në ishullin e Kos në Greqi.


Familjarët e adoleshentes me origjinë shqiptare kanë humbur gjurmët me 14-vjeçaren që prej 9 shtatorit.


Ndërkohë prindërit e adoleshentes pretendojnë se e bija është rrëmbyer nga një 20-vjeçar, gjithashtu me origjinë shqiptare.

Sipas prindërve  e mitura është larguar nga ishulli bashkë me 20-vjeçarin.

Ata pretendojnë se 20-vjeçari mund ta ketë çuar adoleshenten në Athinë.

Të njëjtën gjë ka pohuar dhe babai i 20-vjeçarit, i cili është thirrur për të dëshmuar në polici.

Lexo edhe:

Zhduket pa gjurmë biznesmeni shqiptar në Greqi

Gjithashtu policia po shqyrton pistën, që dy e mitura të jetë larguar me dëshirën e saj nga shtëpia e shoqëruar  nga shoku 20-vjeçar.

Autoritetet greke nuk kanë asnjë informacion konkret për vendndodhjen e adoleshentes shqiptare. Zhdukja e 14-vjeçares është denoncuar nga nëna e saj më 11 shtator 2022, raporton abcnews.al.

E ëma e adoleshentes ka thënë se të bijën e ka parë për herë të fundit të premten, datë 9 shtator 2022 në orën 07:00 kur ka dalë nga shtëpia për të shkuar në një punë.

Në orën 08:30 ajo ka folur me të në telefon dhe i ka thënë se do të shkonte në plazh me shoqet e saj.

E ëma e telefonoi sërish në orën 15:30 në celularin e një shoku që e dinte se ndodhej me të bijën dhe i tha të kthehej në shtëpi. Që atëherë aajo nuk ka mundur të kontaktojë më me të.

Ndërkohë me datë 11.09.2022, pasdite, një 49-vjeçar shqiptar ka shkuar në Komisariatin e Policisë në Kos, ku ka deklaruar se djali i tij 20-vjeçar ndodhet me të miturën në një vend të panjohur.

Ai ka bërë me dije se më 10 shtator 2022, djali i tij i ka thënë se është me të miturën, dhe se ajo është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se ajo nuk dëshiron të kthehet në shtëpi .

Që prej asaj dite 20-vjeçari nuk ka kontaktuar më me babanë. Sipas dimokratiki.gr, nga hetimet rezultoi se 20-vjeçari ka udhëtuar në orën 19:50 të datës 9 shtator 2022 nga Kos në drejtim të Pireut.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.