• |
ide | kryesore

Sherr në Tepelenë, 35-vjeçari godet me thikë kunatin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas një sherri për motive të dobëta, një 35-vjeçar ka goditur me thikë kunatin e tij në Tepelenë, duke i shkaktuar plagë. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, në lagjen “15 Shtatori”.

Sipas “Bluve”, R. S., rreth 35 vjeç ka goditur me mjet prerës L. Sh., rreth 40 vjeç, banues në fshatin Hormovë, Tepelenë. 40-vjeçai që ka mbetur i plagosur është dërguar në spitalin e Gjirokastrës për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, policia ka kapur dhe shoqëruar autorin e kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Tepelenë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:40, në lagjen “15 Shtatori”, Tepelenë, dyshohet se shtetasi R. S., rreth 35 vjeç, banues në Tepelenë, ka goditur me mjet prerës, për motive të dobëta, kunatin e tij, shtetasin L. Sh., rreth 40 vjeç, banues në fshatin Hormovë, Tepelenë, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit R. S. dhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *