• |
ide | kryesore

Suedi: Si po vjen në pushtet një parti me të shkuar naziste

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme
Lideret e SD duke festuar



Më shumë se një në pesë suedezë votuan për partinë radikale kundër imigracionit Demokratët e Suedisë (SD) në zgjedhjet e së dielës.

Tani, partia e dytë më e madhe politike në vend, 73 deputetët e saj pritet të luajnë një rol vendimtar në mbështetjen e një koalicioni të krahut të djathtë në pushtet – të përkthyer në një pozicion zyrtar në qeveri.

Kjo do të ishte hera e parë që partia nacionaliste i afrohet levave të pushtetit në Stokholm.

Fokusi i fushatës zgjedhore në çështjet që kanë të bëjnë me emigracionin dhe dhunën kriminale. Këto e kanë vënë axhendën e SD-së në qendër të politikës suedeze si kurrë më parë. Është një moment vendimtar për një parti të themeluar nga simpatizantët nazistë, e cila është shmangur për dekada nga partitë kryesore. Tani është gati të luajë rolin e “kingmaker” në një vend më të njohur për politikë të qëndrueshme dhe pa surpriza.

Sipas shifrave të fundit zgjedhore, SD fitoi 20.6% të votave të dielën – duke u shndërruar në partinë më të madhe në një bllok të krahut të djathtë, që ka shumicën në parlament. “Kjo është dramatike duke pasur parasysh se ata hynë në parlament vetëm në vitin 2010,” tha për BBC pedagogu i shkencave politike i Universitetit të Goteborgut Johann Martinsson.

Pritja e gjatë drejt pushtetit

“Suedia dikur kishte një sistem partiak jashtëzakonisht të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm. Tre zgjedhje më vonë – dhe ato janë partia e dytë më e madhe,” thotë ai. Martinsson e përshkruan partinë si “kryesisht një parti kundër imigracionit, anti-multikulturore, nacionaliste” – por nuk i etiketon ato si ekstremiste të djathta.

Lexo edhe: NATO fton zyrtarisht Finlandën dhe Suedinë të bëhen anëtare

E themeluar në vitin 1988, SD luftoi për dy dekada për të fituar vota të mjaftueshme për të zgjedhur ndonjë deputet. Por që nga hyrja në parlament në vitin 2010, partia ka rritur ndjeshëm elektoratin në tre zgjedhje të njëpasnjëshme.

Por të dielën, “Të moderuarit” nuk dolën më partia më popullore e qendrës së djathtë në vend.
Martinsson thotë se rezultatet janë një “vijë ndarëse” në historinë suedeze. Suksesi i saj ka çuar në një debat të ashpër mbi atë se sa shumë ka ndryshuar partia ideologjikisht gjatë transformimit të saj. Udhëheqësi aktual Jimmie Akesson, i cili mori detyrën në vitin 2005, shpalosi një politikë të “tolerancës zero” kundër racizmit dhe ekstremizmit dhjetë vjet më parë. Në vitin 2015 ai madje pezulloi të gjithë krahun rinor të partisë për lidhjet e saj me të djathtën ekstreme.

Lidhjet e së shkuarës me bindjet naziste

Partia ka pësuar gjithashtu një riemërtim të gjerë: duke zëvendësuar logon e flakës së saj të ndezur me një lule me pamje më të pafajshme dhe duke hequr sloganin e saj “Mbaje Suedinë Suedeze”.

Por këto ndryshime nuk kanë mjaftuar për t’i dhënë fund akuzave se partia përbën një kërcënim për grupet minoritare të Suedisë. Ato përfshijnë Willie Silberstein, kryetarin e Komitetit Suedez Kundër Antisemitizmit – i cili është bërë vetë objekt i abuzimit antisemitik, ditët e fundit pasi përdori pozicionin e tij për të kritikuar publikisht SD në një intervistë televizive.

“Komiteti ka një problem me partitë që janë themeluar nga nazistët. Ky nuk është një opinion – ky është një fakt” tha ai për BBC. “Nëse një parti është kaq e mbushur me njerëz që duhet të përjashtohen sepse janë nazistë – kjo thotë diçka për atë parti.”

Ai tregon për një studim të raportuar gjerësisht të publikuar muajin e kaluar nga grupi suedez i kërkimit Acta Publica që pretendonte se kishte identifikuar 289 politikanë nga partitë më të mëdha që kishin shprehur pikëpamje që mund të konsideroheshin raciste apo edhe naziste.

Shumica dërrmuese e tyre – 214 – ishin anëtarë të SD.

“Më frikëson se ata mund të kenë një ndikim të madh në politikën suedeze,” thotë ai. “Unë mendoj jo vetëm për pakicën hebreje, por për emigrantët në përgjithësi.”

Tweet-et dhe postimet në mediat sociale nga anëtarët e partisë – dhe ndonjëherë edhe zyrtarë të zgjedhur – vazhdojnë ta sjellin partinë në telashe.

Mbeshtetës të SD festojnë rezultatet e Exit Poll

Partia mohon akuzat për racizëm

Në kulmin e fushatës zgjedhore, zëdhënësi ligjor i SD-së, deputeti 26-vjeçar Tobias Andersson, postoi në Twitter një foto të një treni nëntokësor të Stokholmit të markuar me ngjyrat e partisë.
“Mirë se erdhe në ekspresin e riatdhesimit. Këtu është një biletë me një drejtim. Ndalesa tjetër në Kabul”, ka shkruar ai.

Disa komentues suedezë e kritikuan postimin, por kreu i partisë Akesson refuzoi të kërkonte falje, duke argumentuar se ai kishte për qëllim të tallte ata që ishin ofenduar nga posterët e partisë sipas agjencisë së lajmeve AP.

“Gjithë këto që thoni ishin para se të lindja unë”, thotë Emil Eneblad, nënkryetar i lëvizjes rinore të SD “Suedezët e rinj”.

“Njerëzit na akuzuan për gjëra të këqija në zgjedhje, nuk mendoj se fakti që kishte njerëz të dyshimtë në parti 30 vjet më parë ka ndikuar në pozicionin tonë në zgjedhje” tha 21-vjeçari për BBC.

Ai pretendon se partia kishte pothuajse dyfishuar mbështetjen e saj midis të rinjve në zgjedhjet e së dielës – diçka që ai e vlerëson me fokusimin në tre çështje në veçanti: sigurinë, punësimin dhe emigracionin.

“Të rinjtë kërkojnë diçka tjetër”, thotë ai.

Politologu Johann Martinsson thotë se çështjet rreth emigracionit kanë zier për një kohë të gjatë, duke theksuar se Suedia është ndër vendet me numrin më të lartë të azilkërkuesve për frymë gjatë viteve të fundit.

Kjo dhe një perceptim në rritje e krimit mund të shpjegojë rritjen e mbështetjes për SD-në. Bëhet fjalë për një parti e cila jo vetëm që ka bërë fushatë për të dyja çështjet për vite me radhë, por është bërë e njohur me pretendimin e saj të diskutueshëm se të dyja janë të lidhura pazgjidhshmërisht./

BBC Përshtati Lapsi.al



12 Comments

  1. Me ne fund qenkan zgjuar edhe suedezet!!

    Termat “naziste” , “antisemite”, jane veshje qe ua mbathin komunistet dhe skitet e Evropes! Pra, dokrra!

    Ne thelb, partia ne fjale po mendon per BASHKEKOMBASIT DHE KOMBIN E TYRE, O BUTHQIMA SOROSIANE!

  2. Sa te lumtun jemi ne ne Shqiperi qe kemi parti pro-evropiane, prosllave, proruse, progreke, themeluese per hapje Ballkani dhe lumturi popujsh ballkani……

    Me vika keq per suedezet……

    Ndiqni shembullin e Shqiperise, qe mendon….. per popullin MEK te Iranit!!!!

    Rrofte MEK-u!

  3. Ku dallon hitleri nga stalini?
    Stalini cfarosi gjysmën e rusisë
    Ka vrarë me shumë komunistë se hitleri.
    I thane xhaferr Deves në NY
    Do të japim një dekoratë si antikomunist
    Tha :jepiani Enver Hoxhës se ka vrarë me shumë komunistë se unë.

    1. Cfare pidhine nones se vet donte Xhafer Deva ne New Yorkun e demokracise e antifashizmit?
      Perse do ti jepnin nje dekorate vrasesit te bashkeatdhetareve te tij si sherbim ndsj naxisteve?
      Mos po kerkon te thuash se qendra nga ku mernin urdhera e financime nazistet e sherbetoret e tyre, ku ata gjeten edhe strehe pas humbjes, ishte ne New York?
      Eshte shume e rende kjo qe po thua.

  4. Para se ta etiketoni perse nuk thoni qe ne Shqiperi drejtorn Partia socialiste ish Partia e punes qe ka me shume lidhje me komunizmin sesa kjo parti suedeze me nazizmin. Eshte ajo qe thote dikush me lart qe e majta ekstreme qe po perpiqet ti japi botes nje tjeter drejtim ku sdo kete me gjini mashkul;l femer dhe ku fjala nene sdo ekzxstoje me dhe qe cdo gje qe ben vet ja faturon krahut tjeter. Mos harroni diktaturen qe donin te vendosnin nepermjet mbylljeve dhe vaksinimit masiv me varikarsinat ku shume njerez kane pasur demtime dhe nje pjese kane vdekur nga e ashtuquajtura vdekje e papritur. Vetem e djathat mund ta shpetoje boten nga keto monstra pedofile

  5. Kjo te kujton sesa i brishte eshte multikulturalizmi ne Europe krahasuar me SHBA. Vendi qe deri para nje viti mbahej si shablloni i mirepritjes dhe mire-integrimit te te huajve ne Europe, shnderrohet ne turpin e sa, duke bere percaktuese ne parlament nje parti me lidhje te qarta me nazistet. Multikulturalizmi nuk mund te ze rrenje nese vjen me dekret nga lartesite e universitete apo NGO-ve sic tentojne ta imponojne ne Europe, por eshte rezultat e nje procesi te gjate gjenuin njohje, bashkejetese edhe konflikti qe ne fund I shkrin ose i celebron diferencat ( pervoja amerikane). Duhet ta kemi te qarte qe si te huaj nuk do te jemi kurre te sigurte neper keto vendet europiane. Hapja e tyre eshte e pasinqerte dhe teresisht e kthyeshme. Keto ne thelb jane shtete nativistse qe nuk e kane provuar veten me sfiden e pranimit real te tjetrit. Hapja eshte ne siperfaqje dhe nuk eshte cudi qe me shenjat e para te telasheve te kthehet ne mbyllje te dhunshme. Eshte film i pare e i sterpare . Europa e para luftrave ishte nje oaz bashkeveprimi intensiv ekonomik e levizje te lire te krahasueshem me kete qe kemi sot.

  6. Komunistët internacionalistë, cilëndo parti demokratike të djathtë që lufton për progresin kombëtar, pra mbron “nacionin”, kombin e shtetin , i quajnë fashistë apo nazistë diktatorë duke haruar se diktaturat komuniste kan vrarë disa miliona njerëz më shumë, edhe mbrenda kombit tl tyre, jo më për “tradhëti ndaj atdheut”, që padyshim është një krim, por për mendim ndryshe nga idiotësia e “diktaturës së proletariatit”
    Suedia para e pas Luftës së dytë botërore, ka qenë një nga shtetet më të fuqishme industriale e si pasojë edhe me një ekonomi shumë të fortë.
    Pikërisht nga politikat ekstremiste të partive të majta që erdhën në pushtet pas Luftës, që abuzuan me një politikë tepër liberale populiste , duke shpërndarë pagat më të larta e trajtime sociale mbi edhe produktin e fuqishëm kombëtar, filloi të bjerë ekonomikisht derisa rrezikoi që të bjerë në reçesion.

    Ishte pikërisht politika liberale majtiste që prodhoi paga e trajtime financiare të larta, që nxiti drejtë Suedisë edhe një emigracion të madh, që ja shtoi këtij vendi të fuqishëm kapitalist, barën financiare.
    Suedia pësoi pak a shumë po ate krizë financiare që pësoi në krizën e 2008 Greqia që pothuajse kaloi në reçesion.
    Greqia me një produkt të përgjithshëm kombëtar, dhjetë herë më të ulët se Gjermania, kishte paga e pensione njëlloj si gjermanët.
    Besoj e mbajnë mend shqiptarët se qeveria greke e majtë, ju jepte 400 euro në muaj pension, cilitdo minoritari grek që kishte jetuar në Shqipëri e nuk kishte punuar asnjë ditë në Greqi.
    Partitë e majta suedeze kur e panë se politikat e tyre liberale financiare e internacionaliste, po e çonin vendin në kolaps ekonomik, bënë disa reforma financiare por ama Suedia e humbi rekordin e saj botëror të eksportit të çelikut special.
    Në këto kushte, është e natyrëshme që një pjesë e madhe e elektoratit suedez, të mos votonte më të majtën e të kthehej nga partitë e djathta që synonin rimëkëmbjen ekonomike të vendit të tyre, duke frenuar edhe emigracionin e pakontrolluar. që veç ngarkesës së madhe financiare, përmbanete edhe rrezikun e madh të përhapjes së krimit nga vendet e varfëra.
    Veçanërisht shqiptarët nostalgjikë të diktaturës së Enverit që hiqen si internacionalistë, bëhen qesharakë me pretendimin e frikës nga naciobalizmi nazist, duke haruar së në Shqipëri sundoi një regjim diktatorial kriminal nacional-komunist, duke e mbyllur Shqipërinë nga gjithë bota në një kamp të madh përqëndrimi e të gjithë të huajtë që rastiste të jetonin në Shqipëri, ishin të parët që arrestoheshin e keqtrajtoheshin.
    Mos të harojmë se regjimi komunist i Enverit, persekutoi të gjitha familjet e krijuara me gra nga ish vendet e tjera komuniste e as që bëhej fjalë për pranim të emigracionit.
    Bile edhe shqiptarët e dëbuar nga ish Jugosllavia e Greqia, nuk trajtoheshin si shqiptarë , por si emigrantë të huaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *