• |
ide | kryesore

Sulmet kibernetike, SHBA vendos sanksione për 10 iranianë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
thesari



Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi sanksionimin e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike. Ajo është një degë e Forcave të Armatosura iraniane. Ata akuzohen për organizimin e sulmeve kibernetike në SHBA, Britani, Australi dhe Kanada.

Nën sanksione janë vënë 10 individë dhe 2 entitete. Shkak është roli i tyre në kryerjen e “akteve keqdashëse kibernetike, duke përfshirë aktivitetin e ransomware.”

Sanksionimet janë pjesë e një aksioni të përbashkët me Departamentin e Drejtësisë, Departamentin e Shtetit, Byronë Federale të Hetimit, Komandën Kibernetike të SHBA, Agjencinë e Sigurisë Kombëtare dhe Agjencinë e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës.

“Ky aksion, vijon në serinë e përcaktimeve që synojnë të mbrojnë shtetasit amerikanë nga aktiviteti i ransomëare, lehtësuesit e aktivitetit të ransomëare dhe krime të tjera kibernetike” – thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se sulmet kanë futur në kolaps shërbime dhe biznese. Ato kanë qenë me rëndësi kritike në rang global. Këtu përfshihen shkolla, zyra qeveritare, spitale, shërbimet e urgjencës, transporti, energjia dhe kompanitë ushqimore.

Çfarë parashikojnë sanksionet? Bllokohen të gjitha pronat dhe interesat në emër të personave të sanksionuar që janë në SHBA. Bllokohen edhe ato në zotërim ose kontroll të shtetasve amerikanë që kanë lidhje me ta.

Bllokohet çdo subjekt që është në pronësi të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, individualisht me 50% të aksioneve. Të gjitha transaksionet nga shtetas të SHBA-së ose tranzit janë të ndaluara.

“Ndalimet përfshijnë dhënien e çdo kontributi ose ofrimin e fondeve, mallrave ose shërbimeve për këta persona. Institucionet financiare dhe personat e tjerë që angazhohen në transaksione ose aktivitete të caktuara me subjektet dhe individët e sanksionuar mund të ekspozohen ndaj sanksioneve ose t’i nënshtrohen një veprimi përmbarimor” – thuhet në njoftim.

Aktiviteti i këtij grupi ka qenë i fortë në vitin 2021. Sanksionimi vjen kur sulmet kibernetike janë shtuar. Edhe Shqipëria ka rënë pre e tyre. Për këto është akuzuar se qëndron Irani me të cilin janë ndërprerë marrëdhëniet. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *