• |
ide | kryesore

Tifozët e Dinamos shkatërrojnë Milanon: thikë në të pasme një tifozi kroat

-Instant, Sport, Video



Incidente e përplasje para dhe pas ndeshjes së Champions mes Milanit dhe Dinamos së Zagrebit, të luajtur në San Siro. Mbi 2500 tifozë kroatë, me bluza të zeza, një pjesë të armatosur me shkopinj dhe thika, vërshuan në Milano dhe shkaktuan probleme. Ata që e pësuan, siç mund ta shihni në videon më poshtë, edhe një shitës fast food-i. Ai u sulmua dhe mbeti viktimë e dhunës së çmendur të “Blue Bad Boys”. Shumë të dernoncuar, e mes kroatëve edhe një tifoz i goditur me thikë në të pasme dhe jo në rrezik për jetën.

Lexo më tej: Milan merr kryesimin e grupit: Shakhtar hap fals në Champions

BILANCI I POLICISË
“Gjysmë ore para fillimit të ndeshjes mes Milan e Dinamos së Zagrebit, policia e shtetit kishte 36 tifozë kroatë të shoqëruar në komisariat për identifikim. Prej tyre 23 janë denoncuar për arsye të ndryshme”, thuhet në një shënim nga selia e policisë. Rreth orës 16.20, policia ndërhyri në rrugën Capecelatro ku dy tifozë vizitorë u sulmuan nga persona me kapuç. Njëri prej të dyve u dërgua me kodin e gjelbër në spitalin e San Carlos. Komisari i policisë së Milanos, Giuseppe Petronzi, për momentin ka lëshuar tashmë 19 përjashtime një vjecare. Për një shtetas kroat, të cilit iu gjetën në pronësi shtatë thika, përjashtimi u dha për dy vjet.

Incidente dhe përplasje kanë ndodhur edhe në fund të ndeshjes. Dy grupet e tifozëve, të armatosur me shkopinj, kanë rënë në kontakt disa herë në zonën e Piazza Axum. Më të keqen e parandaloi vetëm ndërhyrja e policisë, e cila përdori edhe gaz lotsjellës. Trembëdhjetë ultras kroatë u bllokuan dhe u shoqëruan në komisariat. Nuk raportohet për të lënduar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *