• |
ide | kryesore

Video/ Fiorentina turpërohet në Stamboll: surpriza në Conference League

-Instant, Sport, Video
Fiorentina



Gola, surpriza e fitore të rëndësishme, në ndeshjen e mbrëmjes së vonë në Conference League. Fiorentina fundoset nga gabimet e Gollinit, duke dalë të shkatërruar nga Turqia. Fitore e rëndësishme e West Ham, ndërsa edhe Villareal bën dy fitore në dy ndeshje në grupin e tij të këtij kompeticioni.

Në ditën e dytë të Conference League, Fiorentina u mund 3-0 ndaj Basaksehir Istanbul. Turqit e drejtuar nga ish-lojtari i Interit, Emre Belozoglu dominuan ndeshjen. Në Stamboll u zhvillua një pjesë e parë pa gola, më pas loja u lirua në minutën e 57-të me golin e Gürler. Sulmuesi i Basaksehirit dyfishoi në minutën e 71-të falë gabimit të Gollinit. Portieri lejoi sulmuesin t’i merrte topin jashtë zonës, për një gol të thjeshtë. Në minutën e 90′ erdhi trisi turk me Traoré, ende me portierin viola fajtor.

Lexo më tej: Ballkani një hap larg arritjes në ECL: Dajën e mposht ish-sulmuesi i tij

Në ndeshjet e tjera, sukses i rëndësishëm i West Ham. Anglezët u imponuan 2-3 në shtëpinë e Silkeborg. Vendasit e zhbllokuan ndeshjen pas 5 minutash me Kusk, por Hammers barazuan me penallti. I saktë nga pika e bardhë Lanzini në minutën e 13, pastaj Scamacca (25’) e Dawson (38’) siguruan rezultatin. Goli i Tengstedt (75’) vetëm sa shtoi emocione në fundin e ndeshjes. Anglezët kryesojnë me pikë të plota, të ndjekur nga Anderlecht që u ndal 0-0 nga FCSB. Në Grupin C, Villareal godet 1-2 në Izrael ndaj Hapeil Beer Sheva, ndërsa Poznan i bën poker Asutrisë. Merr kryesimin e Grupit D Koln pas fitores 4-2 me Slovaco, ndërsa Partizan Beograd barazon ndeshjen e dytë radhazi.

Europa Conference League

Group A
Istanbul Basaksehir 3-0 Fiorentina
RFS 0-2 Hearts
Group B
FC FCSB 0-0 Anderlecht
Silkeborg 2-3 West Ham United
Group C
Hapoel Beer Sheva 1-2 Villarreal
Lech Poznan 4-1 Austria Wien
Group D
FC Cologne 4-2 Slovacko
Partizan Beograd 1-1 Nice



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *