• |
ide | kryesore

Shpejtesia e padurueshme e spiropalizimit të PD

-Instant, 1, 2, Arkiva, Ide
andi bushati



Duke qenë se çudia e financimit të Lulzim Bashës me para ruse po zgjat më shumë sesa tre ditë, si dhe për të ballafaquar koherencën e qëndrimeve të mbajtura në atë kohë, iu ktheva arkivës së Lapsi.al për të kërkuar shkrimet e bëra në 2018, atëherë kur investigimi me akuzat e “Mother Jones” sapo ishte botuar. 

Lexo me tej:

Investigimi i “Mother Jones”/ Sa kanë paguar rusët për Bashën në ShBA?

Nuk pashë diçka që kërciste. Historia është po e njëjta. Ish kreu i PD ka paguar 675 mijë USD, për lobing në Amerikë dhe për të bërë një foto me ish presidentin Trump, para zgjedhjeve të vitit 2017. Një pjesë e kësaj shume, 150 mijë USD, është kryer përmes një kompanie guackë, “Biniatta Trade LP”, e cila ishte themeluar nga bashkimi i dy shoqërive, ku një pjesë e aksioneve i zotëronin pronarë të dyshimte rusë. Kaq qe scoop-i i zhurmshëm që kishte zgjuar dyshimet, se partia më e madhe e opozitës ushqehej me para nga Kremlini. Në arkivë gjeta edhe një opinion timin (linku këtu poshtë), ku mbaja qëndrimin se Basha duhet të investigohet dhe hetohet për shkeljen e ligjit shqiptar të financimit të partive dhe për burimin e parave të pa deklaruara, por jo për broçkulla të pavërtetueshme si “flirtimi me forca që duan destabilizimin e vendit dhe rajonit”.    

Andi Bushati: Pse duhet kjo përrallë me spiunë të Kremlinit?

Surpriza qe tjetër kund. Në fund të artikullit gjendej një video, e filmuar nga podiumi i selisë qëndrore të PS, e ripostuar në Facebook nga Edi Rama dhe e lexuar me një ton dramatik nga Erisa Spiropali. Ajo thoshte se vendi gjendej përpara një ngjarjeje shumë të rëndë, të zezë, të errët, pasi opozita po bashkëpunonte me fuqi jo dashamirëse ndaj Shqipërisë (video poshte).

Po ta ridëgjosh sot pas katër vitesh këtë hartim të Elisës dhe ta krahasosh atë me deklaratën e para dy ditëve që Floriana Garo mbajti nga tribuna e selisë blu, ngjashmëria është rrënqethëse. Tonet janë njësoj alarmiste, versioni se Kremlini është përzierë përmes Lulzim Bashës në politikën shqiptare merret i mirqenë, e drejta për të dyshuar shndërrohet në akuzë për të shkallmuar kundërshtarin dhe natyrisht, si nga PS-ja e djeshme, po ashtu dhe nga PD e sotme, bëhet thirrje për ti shkuar ngjarjes deri në fund.

As njëra palë, as tjetra nuk do ti’a dijë për faktet. Askush nuk e vëren se kjo grimcë dyshimi, me dy emra rusësh, nuk do të thotë se bëhet fjalë automatikisht për paratë e Putinit. Askujt si intereson prova e së vërtetës.

E këtu më keq del PD-ja e sotme, pasi Elisa dhe shokët e saj kanë mbajtur të njëjtin qëndrim që pas shpërthimit të skandalit. Ndërsa berishistët, të cilët tani flasin me gjuhën e rilindjes, kanë deklarata me gojë e me shkrim, që i etiketonin zbulimet e “Mother Jones” si trillime të financuara nga Soros. Askush prej tyre nuk kërkoi në 2018, atëherë kur u botua artikulli, të hetonte në financat e PD-së, të fliste për gjëmë apo pengmarrje të opozitës. Atëherë të gjithë ishin të lumtur me Bashën, sepse Luli nuk ishte ende biri i sotëm plangprishës.

Basha, para nga Kremlini/ Si qëndron e vërteta

Kjo lloj sjelljeje i vë ata në një pozicion të vështirë. E para sepse pompimi pa prova i tezës së marrjes së parave të Kremlinit, qoftë edhe personalisht nga Basha, njollos gjithë PD-në. Por e dyta dhe më e rëndësishmja, se ajo i nxjerr drejtuesit e saj aktualë hipokritë dhe me standarte të dyfishta. Në një kohë që ata nuk i besojnë akuzat për të cilën Departamenti i Shtetit e shpalli “non grata” Berishën dhe me të drejtë bërtasin: “na jepni prova”, kur vjen puna për të baltosur Lulzim Bashën, u mjafton deklarata anonime e një zyrtari amerikan për ta konsideruar skandalin të mirqenë.  

Kjo dyfytyrësi, përpara se të jetë një zhanër i luftës politike është mbi të gjitha një shpërfillje flagrante e respektit për publikun, një tallje me njerëzit, të cilëve drejtuesit politikë u thonë me cinizëm: më besove dje kur të thashë që Basha s’ka faj, por je i detyruar të më duartrokasësh dhe tani, kur të shes përrallën se ai financohej nga rusët.    

“Mother Jones” i përgjigjet PD/ E vërteta e futjes së milionave ruse në politikën shqiptare

E këtu PD fillon e kudërmon era spiropalizim. Jo thjeshtë sepse deklarata e 2018 e Elisës është identike me atë që lexoi Floriana, por sepse ky koncept përmbledh në vetvete banalitetin për ti shitur opinionit sapunin për djathë. Ai të bën të aftë ti thuash hajdutit Skënderbe, banditit hero, të bardhës së zëzë, apo tu këmbesh atyre vendet sipas interesit politik të ditës. Pikërisht të njëjtën gjë po bën edhe PD-ja e Berishës me rastin e financimeve ruse të Bashës, duke kthyer me kokë poshtë argumentat me të cilat e mbronte dje. E këtu puna nuk është për të mbrojtur Lulin, i cili ka shumë mëkate më të mëdha sesa ushqyerja me paratë e Putinit, por tek kredibiliteti i një opozite që nuk do të ketë kurrë sukses, duke i servirur njerëzve realitetin e saj të spiropalizuar.

©Lapsi.al



26 Comments

  1. ARRESTOHET YMER GELBAZA KELLIRA:POLICIA E KAPI YMERIN DUKE JA FUTUR KARIN NE BYTH FRROK CUPIT DHE MUHAMED VELIUT AFER PALLATIT TE ARMINA MEVLANIT DHE ZENI TE BABIT thotë:

    EDHE YMER GELBAZA KELLIRA KUR JA FUTI LLAPEN NE BYTH SALI BERISHES YMERI JA PUBLIKOJ DOSJEN SE SI BABAI I EDI RAMES KRISTAQ RAMA JA PALLOJ GRUAN EDI RAMES DHE E SOLLI NE JETE GREG KRISTAQ RAMEN,POR KUR E SHQELMUAN YMER GELBAZA KELLIREN NGA PD YMERI IKU DHE FILLOJ TE JA LEPI BYTHEN EDI RAMES TANI HAHA

    1. Duhen sjelle koreano -veriore te uritur per te shqyer vrimat e spiropalluares dhe baxhellove te tjera mavi te neveritshme.
      Rrace e poshter monstrash bolshevike.

  2. Me duket pak i tepruar ky konstatim i Bushatit. Vete Berisha e tha thjeshte dhe qarte: ne rastin tim, tha ai, une kam kerkuar prova, te pakten nje prove, vetem nje dhe do te merrja vendimin si pasoje; ne rastin e Bashes, ka shume te caktuar parash, ka dokumente transaksionesh, ka emra dhe mbiemra, ka lidhje te provuara qarte ( madje edhe me skema te detajuara).
    Sa i perket qendrimeve te ndryshme ne kohe te Berishes, edhe kete e shpjegoi, besoj, shume qarte vete Berisha. Nuk mund asesi, qe perballe akuzave ne nje shkrim ne nje gazete ( aq me teper majtiste, kete e them une, si Mother Jones) dhe deklarimit te vete Bashes se ketu s’kishte asgje te vertete, te mos t’i besoje ketij te fundit; dhe kjo eshte logjike ne cdo rast, per cdo politikan, te cdolloj partie qofte, te majte a te djathte, madje edhe per cdo individ privat.
    Jane krejt tjera rastet, kur shkrimet ne gazeta mund te besohen apriori, sic eshte ai i “Bild”, ku denoncohej korrupsioni elektoral i Partise Socialiste; them apriori, sepse per nje krim te tille , ishin ne dijeni te gjithe ne Shqiperi, dhe opozita i pat denoncuar vazhdimisht; aq me teper, pastaj, kur shkrimet e “Bild” ishin mbeshtetur ne fakte dhe prova konkrete(pergjimet).
    Sot, Berisha, tha nje gje qe me beri pershtypje, kur mendoj se etiketimi i tij “peng-Basha” paska edhe ay njefare inflacioni. Ne fakt, gjith c’ka ndodhur keto kohe, provon katerciperisht qe Basha paskesh qene me te vertete peng.
    Ne kete kontekst duhet kuptuar edhe zemerata e PD-se se sotme ndaj Bashes. Nje stermundim i jashtezakonshem per demokratet qe kur Basha mori ate vendim qe mori me 9 shtator 2021.
    Bashke me Bashen u diskretituan keqas edhe ambasadorja amerikane dhe gjithe ata burokrate, kolege a eprore te saj. Ata e dinin shume mire, perkunder hamendesive shejtan-budallaqe te disa analisteve, sipas te cileve akoma nuk na qenka e qarte, nese Yuri apo Escobari e dinin procken e Bashes. E dinin qe cke me te. Eshte e qarte tashme, qe Basha ishte peng i Rames dhe ketyre burokrateve te lobuar amerikane.

    1. “Jane krejt tjera rastet, kur shkrimet ne gazeta mund te besohen apriori” – sidomos kur ato kritikojne kundershtarin.

      Se nga syzet e qorruara te militantit, cdo palle idiotizem e nxjerre nga goja e liderit, duket koherente.

      Dhe koherente eshte ne fakt – ne proporcionalitet me militantizmin e atij qe ben sikur gjykon

      1. Pranoi që PD ka marrë pare ruse, pranoi dhe që këto pare i ka marr Basha dhe meqë amerikanët e kapën, ai u detyrua të shiste Berishën që të shpëtonte.

        Tani ky pretendon të drejtoj PD më tej, PD që ka marrë pare ruse, dhe që do të ketë kryetar partie një antiamerikan si salih metaj

    1. YMER KUR E KE FUTUR KARIN NE PIDH PER HERE TE FUNDIT?!

  3. Gjykata për lobimin rus/ Si e shpëtuan Bashën nga ndëshkimi Berisha me Sallakun, Malajn e Beçajn. Refuzuan provat e dëshminë e Muzin në SHBA

  4. YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH ADRIATIK DOCIT ,FRROK CUPIT,CAR BOLES BOLINO DHE KOL SALLAKU SKYPE HAHA

  5. Ky derdimeni tani e kuptoi më duket. PD ka vite që mundohet të na shesë sapunin për djathë; në disa orangutangë (përfshi Bushatin këtu) me sukses. Kjo nuk është hera e parë, kjo është thjesht e rradhës, pavarsisht se habitet Bushati.

  6. Bushat sot qeke nga e majta,dje ishe nga e djathta ,mos do te thuash qe je ne mes.
    Ujku ka kohe qe ben kerdine dhe asnje nuk e ndal dot,as Ti dhe as Shkulaku.
    Kerma po qelbet dhe te gjithe i marin ere dhe thone qeka kerme e huaj.

  7. Shkrim i mire Bushat,

    Megjithese per mua, ate qe ti quan spiropalizem, e ka shpikur Sala, – dhe keta te rames e persdorin pa me te voglin skrupull

  8. Shkrim i mire Bushat,

    Megjithese per mua, ate qe ti quan spiropalizem, e ka shpikur Sala, – dhe keta te rames e perdorin pa as me te voglin skrupull

    1. E ke një çik të tepruar opinionin për PD!!! Dhe sot e kësaj dite që po thua të njëjtat gjëra.Edhe se nga ato që ke thënë asgjë s’është vërtetuar.Le të themi që për Bashën ke të drejtë.Po çfarë problemi ke PD që e krahason me Spiropalin?! Është normale që sbesonte njeri ke PD dhe vetë Berisha kur shkrimin e bëri një gazetë e majtë.Tani gjërat u qartesuan sigurisht PD do mbajë qëndrim.

      1. Nuk duan t’ja dinë për shembull që për rastin Berisha anatemuan Sorosin dhe e quajtën të blerë të gjithë administratën amerikane me paratë e Ramës, ndërkohë që për Bashën i pranojnë menjëherë akuzat që dalin nga të njëjtat dyer. Harrojnë fjala vjen që kur plasi skandali i fondeve ruse, të njëjtët persona plus Berishën, janë tallur me revistën ‘Mother Jones’ dhe faktet që ajo solli, e kanë treguar me gisht edhe një herë më shumë Xhorxh Sorosin dhe rolin e tij në mediat amerikane. Kurse sot shpejtojnë të bërtasin ‘Poshtë skuthi’, duke u marrë me Lulin e jo me Sorosin si dikur!

  9. E ka gabim kur e krahason PD me Spiropalin eshte e kunderta Spiropali po imton PD. Eshte ne formimin e Berishes te gjuaj poshte brezit ato qe nuk i do.

  10. Problemi Bushat eshte se po rezulton i kapur qe para zgjedhjeve te 2017 ku doli nga cadra dhe hyri ne kualicion me Ramen, pra me shume mundesi ne takimin me dyer te mbyllura ne parlament Bashes i eshte bere shantazh me provat inkriminuese…

  11. tetë vjet më pas, më shumë se një çudi e fatit, fatet e trazuara të Berishës, Metës dhe Bashës, duket sikur i bashkon një mallkim. Një mallkim që jua ka bërë të treve nga lart Sokol Olldashi i ndjerë, i ikur plot pezm dhe brengë nga kjo botë. Dhe me gjasë, forca e atij mallkimi, ende nuk ka sosur. E ndoshta do të vazhdojë sipas bestytnisë, deri sa secili prej tyre, t’i kërkojë ndjesë mbi varr të vdekurit, që Iku atëherë kur duhet të qëndronte.

  12. Deklarata e zyrtarit të Departamentit të Shtetit se PD është financuar nga Rusia e ka ndarë këtë parti në dy pjesë: Në antiamerikane nga vendimi non grata për Berishën nga sekretari Blinken dhe proruse pas skandalit të publikuar nga revista “Mother Jones” për Lulzim Bashën.

  13. Berisha në vitin 2000: Meta ‘lavatriçe parash’, mori 200 mijë USD me një dorë! Përveç floririt, ka vjedhur dhjetëra arka me monedha (Si e vendosi paqen videoja me Shkëlzenin)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *