• |
ide | kryesore

Cardi B shpallet fajtore për përleshjen e vitit 2018

-Instant, Paparazzi, Slider



Cardi B u deklarua fajtore të enjten për dy akuza për kundërvajtje. Ky vendim u mor në lidhje me një përleshje të vitit 2018 në një klub striptizi në Queens, Nju Jork.

Reperja “Wap”,  u paraqit në Gjykatën e Lartë të Queens për të pranuar një marrëveshje për pranimin e fajësisë. Asaj i iu dha një urdhër tre-vjeçar mbrojtje si dhe 15 ditë shërbim në komunitet.

“Pjesë e rritjes dhe pjekurisë është të japësh llogari për veprimet e tua. Si nënë, është një praktikë që po përpiqem ta rrënjos te fëmijët e mi, por shembulli fillon me mua. Kam marrë disa vendime të këqija në të kaluarën time që nuk kam frikë të përballem dhe të përballoj”, tha ajo në një deklaratë të marrë nga PEOPLE. “Këto momente nuk më përcaktojnë dhe nuk reflektojnë atë që jam tani. Mezi pres të kaloj këtë situatë me familjen dhe miqtë e mi dhe të kthehem te gjërat që dua më shumë – muzika dhe fansat e mi .”

Marrëveshja për fajësinë e Cardi B vjen dy ditë pasi ajo befasoi ish-shkollën e saj të mesme në Bronx me një donacion prej 100,000 dollarësh për të ndihmuar financiarisht departamentin e tyre të arteve.

“Kjo shkollë e mesme, IS 232 në Bronx, ka një vend special ne zemren time!! Më shndërroi nga një vajzë 11-vjeçare në një adoleshente të rritur. Fëmijët në Bronx duhet të rriten shpejtpër shkak të rrethanave tona dhe mjedisit tonë”, shkroi ajo në Instagram. “Shpresoj që donacioni im të ndihmojë në krijimin e një programi të mrekullueshëm që do t’i ndihmojë fëmijët të qëndrojnë jashtë rrugëve ose një shtëpi e trazuar dhe më e rëndësishmja i lejon të mësojnë diçka që mund ta marrin me vete gjatë gjithë jetës. ”

Cardi B

Përktheu: Lapsi.al
Marrë nga: People



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *