• |
ide | kryesore

Dalin FOTOT/ Fatos Nano shuan 70 qirinj mbi tortë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Fatos Nano festoi sot 70-vjetorin e tij të lindjes. Ish-lideri i socialistëve ka organizuar një festë të vogël private. Në të kanë marrë pjesë vetëm famuiliarë, miq dhe njerëz të rrethit të ngushtë.

Ka qenë kryebashkiaku i Kavajës, Redjan Krali i cili ka zbuluar disa foto nga darka. Krrali është i afërmi i Nanos. Në fotot e festës, Nano shfaqet në krah të bashkëshortes së tij Xhoana Nano.

“Mentori im! Të qofshin të shumta vitet dhe i gëzofsh me zemrën plot! Ky rrugëtim i imi nuk do të kishte qenë i njejti pa mbështetjen, bekimin dhe këshillat e tua!

Kam mbledhur çdo urtësi tënden që ma ke dhuruar me shumë bujari në çdo takim a bisedë të gj atë që shkëmbejmë bashkë dhe i ruaj si pasurinë më të vyer! Shëndet e jetë të gjatë”, – shkruan Krali në postimin e tij.

Nanos ia uroi ditëlindjen edhe kryeministri Rama që herët në mëngjes me një mesazh në rrjetet sociale. Duke lënë pas ato që ka thënë në të shkuarën për parardhësin Rama e quan Nanon, kryetar.

“Edhe 100 kryetari ynë dhe vetëm përpara, me shëndet, humor e harmoni në familjen tënde, po edhe me punë të mira e të tjera fitore në këtë familjen e përbashkët politike, që do të ketë gjithnjë nevojë për mbështetjen e këshillat e tua”, – shkroi Rama. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Skaner/ Si i bëri Rama KURBAN sharjet e dikurshme për Nanon

May be an image of 2 people, people standing and indoor May be an image of 2 people, people sitting and indoor May be an image of 4 people, people sitting, people standing and indoor

May be an image of 13 people, people sitting, people standing and indoor



13 Comments

  1. Kopil i madh je! Ku ja gjete kto foto, ku ka dale komplet ‘out’!? 🙂 Po ata perqark ku i ka gjet!? Keta ka farefis e miq ky!? Ku jane bosat, influencerat e me rradhe!? Po tavolina!? Plot me copa pice! Mire qe nuk e kane cuar ne fast-food! Dhe torta e titullit me qirinj, nuk duket natyrisht askund! 😉 Qendron hakmarrja…

    1. O zoteri ka kryetari i thonje paprerit ditelindjen dhe duhet uruar,.
      Hajde me shendet nje leje tjeter ndertimi andej nga TEG o kryetar.
      Ky eshte mjeshter o plak cdo fjale nje leje ndertimi per nje vil dhe nje fjali pallatin 10 kat.
      Ja bere peshqesh popullit kete te cmendur o kryetar por per vete je sic ke qen,dmth qen i lekut ose si i thone leku leter 😂😂😂

  2. Edhe pse jam kritik per sjelljen e Nanos me pushtetin, me figurat e PS dhe “tolerancen” ndaj horrave qe e shfrytezuan per tu pasuruar me pronat publike, keto foto nuk do te doja te ishin te verteta.

    Cinizem i skajshem dhe tallje e mavise me ish kryetarin e PS.

    Nano nuk ka qene mentor i askujt, por viktime e nje komploti qe nuk e trajtoi dot, sepse nuk ka qene kurre pjese e botes se nendheshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *