• |
ide | kryesore

Erdogan: Po bëjmë përpjekje që lufta në Ukrainë të mbarojë sa më shpejt

-Instant, Lajme, Planet
Erdogan



Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë në një samit rajonal ku mori pjesë edhe homologu i tij rus Vladimir Putin se ai dëshiron që lufta në Ukrainë të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur.

“Ne po bëjmë përpjekje për të finalizuar konfliktet në Ukrainë përmes diplomacisë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Erdogan në takimin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) në Uzbekistan.

Lexo edhe:

Intervista e Ivan Krastev: Lufta në Ukrainë si kriza e një kovidi të zgjatur

Kujtojmë që Turqia ka qenë ndërmjetëse për marrëvehsjen e grurit të arritur pak kohë më parë, sipas së cilës drithi ukrainas do të dilte nga korridore të sigurta në Detin e Zi, për t’u dërguar më pas në vende të tjera të botës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *