• |
ide | kryesore

Financim rus?/ Berisha: Audit Bashës, ka marrë provat me vete

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha, Protesta



Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se do të merret vendim për ngritjen e një auditi sa i takon akuzave për financime ruse në këtë parti, gjatë kohës që drejtohej nga Lulzim Basha.

Ai tha se Basha kur ka ikur nga zyra e kryetarit ka marrë me vete çdo gjë, edhe hard disqet.

“Do të jem i hapur me ju! Kërkesa për një audit, apo vendimi do të merret, është i drejtë. Do ju informoj. Lulzim Basha ka marrë çdo gjë me vete, hard disqet, gjithçka. Kjo është e vërteta. Partia duhet ta krijojë atë, detyrimisht. Mbi bazën e hetimit, se një qëndrim mendoj unë të dënueshëm ka mbajtur Edi Rama me ndërhyrjen e tij për mbylljen e dosjes. E kam denoncuar këtë, e kam quajtur para jush Lulzim Bashën peng. kjo u faktua. Demokratët që mbështetën Berishën duhet të ndihen krenar me vendimin e tyre historik, Pasi në krye të PD do ishte një kryetar i Basha, se ça drame e madhe do ishte”, tha Berisha.

Pyetje: Dosje ua ka sjellë në zyrë Donald Lu, dhe se nuk e keni besuar në atë kohë? 

Berisha: Kjo është një temë më e gjatë. Me një gazetë s’mund të kolaudoja. Po të marrësh qëndrimet e autoriteteve zyrtare, qendrore dhe vendore, amerikane, për çdo njeri ato ekselerojnë qëndrimin e Berishës. E drejta kaloi te Berisha.

Lexo më tej: SHBA: Rusia financoi me 500 mijë dollarë PD-në më 2017 

 



17 Comments

    1. Cfare ka dale more Florian patronazhisti, akuzat ndaj Bashes er financimet ruse jane flluske sapuni qe do shfryhet shume shpejt.

  1. “Mirë që të mashtroi për çështjen e lobimit, po për 4 zgjedhjet e humbura si të mashtroi? PD sot drejtohet nga një kryetar naiv! Pra shanset për fitore të PD janë zero”.

  2. Ik o Slae mos na hap barkun. Mos bej sikur ti nuk e dije, se ti e di shum mir se Basha as nje pordh nuk bente deri ne shtator pa lejen tende. Leri keto se nuk i ha njeri. Te gjith ju pardhitikanet pluralist keni vjedh e keni vrar, po vec ty dhe Meten donin non-grata, dhe ti e di shum mir qe nuk eshte per vjedhjet qe ke ber, por per ato lug corb te prishura qe ke ngren nga kazani i gabuar.

  3. Paret jane ndare mes teje dhe Lyl bashes o nyresire vucidoli Te dy ju punoni per serbine dhe rusine kundra Amerikes po tani do hani telin te dy

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *