• |
ide | kryesore

Financimi rus/ Berisha: Basha më tha se paratë i mblodhi nga Diaspora

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur lidhur me raportin e bërë publik nga administrata amerikane i cili thotë Rusia financoi këtë forcë politike me 500 mijë dollarë në 2017-ën, kohë kur drejtohej nga Lulzim Basha.

Lexo më tej: Rusia ka shpërndarë fshehtas 300 milionë $ për parti politike në 20 vende të botës

Berisha tregon se ka pyetur Bashën se çfarë qëndron pas këtij artikulli të medias Mother Jons. Kryedemokrati tha se Basha i tha se bëhet fjalë për para të mbledhura me procedure te rregullt në diasporë dhe SHBA dhe se artikulli i publikuar s’kishte asgjë të vërtetë.

“Në vitin 2018, ambasadori Donald Lu më solli një dosje me një artikull të Mother Jones për financimin e Muzin. Në dosje përveç emrit të Muzin që ishte regjistruar si lobist, nuk kishte asnjë gjë tjetër. Lulzim Basha i pyetur nga unë, më tha se paratë e deklaruara janë të mbledhura në përputhje me të gjitha rregullat dhe se nuk ka asgjë të vërtetë. Mes artikujt të gazetës dhe Bashës, unë besova variantin e këtij të fundit.

Më vonë jam vënë në dijeni të faktit se Basha mbahej peng me dosjen Muzin. Prokurori duke shkelur ligjin nuk bëri rekurs të cështjes, unë e kam denoncuar nga foltorja në foltore dhe më vonë jam informuar se Basha kishte mashtruar dhe nuk kishte bërë mbledhje fondesh në Diasporë. Pas këtyre informacioneve, vetëkuptohet në denoncimin tim se burimi i parave duhet të ishte ai që kishte shkruar Mother Jones. Bazuar në këto informacione, kam denoncuar financimin e Bashës dhe mbylljen e dosjes nga Rama.”, tha Berisha.



14 Comments

  1. rrena i keni te gjith ju te pd cdo gje qe flisni. mjer ky popull cka hequr kur ishim ne kohen qe ju kishim juve ne krye

  2. “Mirë që të mashtroi për çështjen e lobimit, po për 4 zgjedhjet e humbura si të mashtroi? PD sot drejtohet nga një kryetar naiv! Pra shanset për fitore të PD janë zero”.Lapsi nje lajm te vetem qe beri salih metaj e ndan ne tre mini lajme qe fytyra kriminale e salih metaj te qendroje gjate

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *